BE i dhuron 621 mijë € Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë për restaurimin e librave
BE-ja i dhuron 621 mijë € Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë për restaurimin e libraveBE-ja i dhuron 621 mijë € Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë për restaurimin e librave
Pajisje për restaurimin e librave me vlerë 621 mijë euro i janë dhuruar Bibliotekës Kombëtare nga Bashkimi Evropian përmes programit BE për kulturën. Përmes pajisjeve, biblioteka do të mund t’i ruajë më shumë botimet e vjetar dhe disa prej tyre do të jenë edhe online në formë digjitale
Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann, tha se është pasuria e trashëgimisë kulture që do të çojë Shqipëria në BE.
“Është kënaqësi të shohim rezultatet e asaj që BE bën në Shqipëri. dhe kjo është diçka që nuk mund të nënvlerësohet sepse është ruajtje e trashëgimisë kulturore. Pa histori nuk shkojmë dot në të ardhmen. Për të ruajtur pasurinë që zotëron Biblioteka kombëtare, tashmë me një fond prej më se gjysmë milioni euro ruhen dhe restaurohen librat jo vetëm për publikun por edhe për studiuesit. Sapo mësova se librat mbaheshin në kuti diku dhe ishin të paaksesueshme deri tani”
Vetë godina është restauruar së fundi dhe ka arredim të ri ndërsa ministrja foli për të ardhmen.
“Kemi rizbulim të thesareve të bibliotekës dhe hapësirës. Është një rizbulim i rrënjëve dhe marrëdhënieve me vendet. Zemra e vërtetë e këtij institucioni do të duhet të kthehet në hapësirë restaurimi e digjitalizimi”.
Kujdesi për trashëgiminë nis që me prekjen e librave me doreza./Shqip.com/KultPlus.com