Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Zbulohet pllaka e mistershme në Durrës, dyshohet se i përket shekullit të XI

Zbulohet pllaka e mistershme në Durrës, dyshohet se i përket shekullit të XI

Në lagjen nr. 15 të Durrësit, mes një grumbulli inertesh është zbuluar një pllakë që mendohet se i përket shekullit XI-XIV.

 “Ajo u gjet rastësisht nga një banor i zonës, i cili e mori, e strehoi në banesën e tij dhe vuri në dijeni studiuesit e historisë”,-tha Kloida Gjuzi, Gazetare e Euronews Albania

Dorian Hatibi e ka vëzhguar nga afër atë duke dhënë detajet e para në një intervistë për “Euronews Albania”.

“Bëhet fjalë për një pllakë 60 cm dhe 40 cm. Dukshëm është një pllakë që i përket një objekti kulti. Që të japim një konkluzion të saktë duhet që të lexohet i gjithë mbishkrimi, që fatkeqësisht është i palexueshëm, por ajo çfarë ka mbetur nga e lexueshmja është emri i Andreas”, -tha Dorian Hatibi, studiues historie

Por me çfarë e lidhin studiuesit këtë emër?

 “Kanë qenë disa personazhe të rëndësishme në historinë e qytetit me emrin Andrea dhe gjithashtu disa monumente të cilat mbajnë emrin e tij.

P.sh., kisha e dhuruar nga perandori Aleks Komneni në fund të shek. XI venedikasve mbante pikërisht emrin e Shën Andreas. Është një kishë shumë e rëndësishme për historinë e qytetit dhe nëse guri do të korrespondonte me këtë monument, atëherë ne do të kishim më në fund provën materiale që na dëshmon ekzistencën e një kishe kushtuar këtij shenjtori.

Një tjetër personazh në qytet është ai i fisnikut Andrea Muzakaj, i cili ishte fisnik me ndikim shumë të madh në prapatokën e qytetit. Pasi vdiq ai u varros brenda një kishe që ndodhej në qytet. Pra mund të jetë dhe një gur që i referohet varrit të këtij fisniku me emrin Andrea”,-tha Dorian Hatibi, studiues historie.

Një gjetje rastësore, që edhe njëherë tjetër rrezikonte të zhdukej për të marrë me vete kështu një pjesë të rëndësishme historie.

 “Nga aq sa duket në vëzhgimet e para, guri i përket shekullit XI-XIV. I përket një periudhe, për të cilën fatkeqësisht kemi shumë informacion të shkruar, por kemi shumë pak materiale të gjetura. Kështu guri do të shkonte të plotësonte një mozaik, që është ende i paplotësuar, flasim për Mesjetën e vonë. Është e rëndësishme edhe për përmbajtjen e një simboli qendror që është shkruar në një stil gotik, një stil që i përket kryesisht pjesës perëndimore të Europës”,-tha Dorian Hatibi, studiues historie.

Ndonëse kaq e rëndësishme për historinë, pllaka vijon të qëndrojë brenda kësaj banese, në pritje të shfaqjes së interesit nga institucionet.

 “Nuk është i mundur studimi i plotë i një objekti apo një artefakti arkeologjik në ato kushte. Pra, objekti duhet të transportohet sa më shpejt të jetë e mundur brenda një institucioni, që t’i krijojë mundësinë arkeologëve që ta studiojnë në mënyrë të detajuar”,-tha Dorian Hatibi, studiues historie./euronews.al

Prev Post

‘Maroma nji kafe, dalëngadalë ta pi, se më ka ardhë letra për me shku n’ushtri’ (VIDEO)

Next Post

Thënie për origjinën e Shqiptarëve nga personalite të huaj

post-bars

Leave a Comment