Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Në Istanbul fillon Festivali i Artit Dixhital

Në Istanbul fillon Festivali i Artit Dixhital

Duke folur në hapjen e festivalit, zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Özgül Özkan Yavuz tha se bota po dixhitalizohet me shpejtësi dhe arti, si të gjitha aspektet e jetës, nuk përjashtohet nga ky realitet

Istanbul

Të enjten mbrëma filloi edicioni i tretë i Festivalit të Artit Dixhital të Istanbulit (IDAF).

Organizuar nga “Mezo Digital” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Türkiye-s dhe sponsorizuar nga “PASHA Bank”, festivali i vetëm i artit digjital i Türkiye-s do të jetë i hapur për artdashësit në Qendrën Kulturore Atatürk midis datave 2-5 qershor.

Duke folur në hapjen e festivalit, zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Özgül Özkan Yavuz tha se bota po digjitalizohet me shpejtësi dhe arti, si të gjitha aspektet e jetës, nuk përjashtohet nga ky realitet.

“Veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë globale, ky proces është përshpejtuar edhe më tej, dhe sfera digjitale është bërë gjithnjë e më shumë një platformë e re për prezantimin e artit, duke ndikuar gjithashtu thellësisht në përmbajtjen, gjuhën dhe stilin e artit”, tha Yavuz.

Yavuz vuri në dukje se arti digjital zgjeron horizontet duke lehtësuar bashkëpunimin e artistëve me fusha të tilla si shkenca dhe teknologjia.

“E bën edhe më të mundshëm ndërveprimin e artit me disiplina të ndryshme. Kështu, dalin vepra jashtëzakonisht të mahnitshme dhe të jashtëzakonshme”, tha ajo.

Në këtë aktivitet do të prezantohen artistë nga vende të ndryshme, duke përfshirë inteligjencën artificiale të artit Shusha, emri i së cilës është frymëzuar nga qyteti i Azerbajxhanit Shusha. Ai po kuratohet nga Avind, kuratori i parë i inteligjencës artificiale në Türkiye, së bashku me Julie Walsh dhe Esra Özkan.

Në festival do të shfaqen gjithashtu vepra arti cilësore nga artistë ndërkombëtarë, duke theksuar potencialin e artit digjital për të kapërcyer diversitetin kulturor dhe për të bashkuar njerëzit.

Do të ketë gjithashtu seminare dhe panele që mbulojnë tema të ndryshme, si zhvillimet e NFT-së, ndikimi i bioartit dhe biodizajnit në të ardhmen, ndikimi i robotikës dhe softuerëve në art, si dhe inteligjenca artificiale dhe algoritmet artificiale në zhvillim./https://www.aa.com.tr

Prev Post

Thënie për origjinën e Shqiptarëve nga personalite të huaj

Next Post

Hapet thirrja për Festivalin e Këngës në RTK, këtu mund të aplikoni

post-bars

Leave a Comment