‘Maroma nji kafe, dalëngadalë ta pi, se më ka ardhë letra për me shku n’ushtri’ (VIDEO)
Qamil Muhaxhiri i njohur si Qamili i Vogël ishte një prej këngëtarëve më të njohur i muzikës popullore e veçmas asaj rapsodike.
Një prej tyre e që është shumë e njohur është edhe “Maroma ni kafe”, të cilën KultPlus, po e sjell sot për lexuesit me video dhe me tekst.
Maroma nji kafe
Dalëngadalë ta pi
Se më ka ardhë letra
Për me shku n’ushtri
Ani shuj bre djale
Çka m’kallxove ti
Tash na vjen pranvera
Çka do t’baj pa ty
Ushtar unë po shkoj
E ty po t’la në shpi
Për mall po t’i la
Sahat e allti
Për mu kur t’merr malli
Ty mor djal i ri
Merr shkruma nji letër
Pashë dy sytë e mi
Vijnë shoqet e mija
ditë për ditë me lu
Une dal n’dritare
Për ty tuj mendu
Vitet po kalojne
Koha s’asht tuj shku
E mora nji leter
Ty për me ta shkru.
/Kult Plus