Hulumtuesit dhe CEO-t paralajmërojnë për rrezikun e inteligjencës artificiale
Deklarata është më e fundit e profilit të lartë që ndërhyn në debatin e komplikuar edhe kontrovers rreth sigurisë së AI.
Një grup hulumtuesish AI, inxhinierësh dhe CEO-sh kanë lëshuar një paralajmërim të ri rreth kërcënimit ekzistencial që inteligjenca artificiale ka ndaj njerëzimit.
Deklarata me 22 fjalë e gjatë thotë: “Ulja e rrezikut të zhdukjes nga AI duhet të jetë një prioritet global krahas rreziqeve të tjera që i kanosen shoqërisë si pandemitë dhe lufta bërthamore.”
Kjo deklaratë publikuar nga organizata jofitimprurëse Center for AI Safety në San Francisco është nënshkruar nga CEO i Google DeepMind Demis Hassabis dhe CEO i OpenAI Sam Altman së bashku me Geoggrey Hinton dhe Yoshua Bengio, dy prej tre hulumtuesve AI që fituan çmimin Turing në 2018-ën i njohur ndryshe edhe si Nobeli i Shkencave Kompjuterike.
Deklarata është më e fundit e profilit të lartë që ndërhyn në debatin e komplikuar edhe kontrovers rreth sigurisë së AI. Në fillim të vitit një letër e hapur u nënshkrua nga të njëjtit individë ku kërkohet ndërprerje e zhvillimeve AI për gjashtë muaj.
Letra u kritikua në nivele të ndryshme kur disa ekspertë besonin se rreziku që mendohet se ka inteligjenca artificiale është i tepruar.
Disa thonë se sistemet AI do të jenë të paafta të kryejnë edhe proceset më bazike të njeriut siç është drejtimi i një makine. Pavarësisht viteve dhe miliarda dollarëve investime në këtë fushë, makina plotësisht autonome janë larg realitetit./mesazhi.com