Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Brunilda Gjura, gruaja me shami që sfidon meshkujt në gara me makina

Brunilda Gjura, gruaja me shami që sfidon meshkujt në gara me makina

Gruaja me shami që sfidon meshkujt në garat me makina, Brunilda Gjura mban titullin “Helmeta e artë” në autosllallom për tri sezone rradhazi.
Këtë fundjavë u mbajt “Auto Slalom” për të garuesit e pasionuar të auto sportit në Kosovë, garë të cilën AK Ferizaj e organizon në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) dhe Komunën e Ferizajt.
Brunilda Gjura është një nga garueset që, thuajse nuk ka munguar në asnjë garë në disiplinën auto sllallom që nga viti 2019.

Që atëherë rezultatet e anëtares së Prishtina Racing Team kanë qenë jashtëzakonisht të mira.

Për tri sezone radhazi, 2019, 2020, 2021, kampione në kategori, duke e bërë femrën e parë në auto sport në Kosovë meritore të çmimit “Helmeta e Artë”.

Fillimet e saj në auto sport i pati me BMW E92, por që gjatë rrugëtimit ka garuar edhe me vetura të tjera.

Ajo shprehet se “Nuk kam konkurrencë në kategorinë time”  dhe buzëqesh.

/Radio Kontakt

Prev Post

Elbenita Kajtazi: Nuk mund të jesh fëmijë pa trauma nëse je rritur në Mitrovicë

Next Post

Një portret i teniserit serb Novak Gjokoviç “i vizatuar bukur”

post-bars

Leave a Comment