Letërsi Kontakt| Xhevahir Spahiu, 3 poezi.
FJALA
I thanë fjalës: tani je e lirë.
Po fjala s’kish fuqi t’u thosh: nuk më duhet.
E ç’më duhet
kur s’u thashë atëherë kur duhej?
Kam mbetur pa krahë,
kam mbetur pa qiell,
jam jetë pa ëndërr,
jam ëndërr pa jetë.
I thanë fjalës: je e lirë.
Vështirë, tha fjala, sa vështirë
të besosh se je e lirë;
pasi ke ngrënë rrokjet e tua,
pasi ke mbetur cung
dhe liria bëhet burg.
I thanë fjalës: liria jeton.
Fjala ua ktheu:
S’jam si Konstandini që pas vdekjes udhëton.
I thanë fjalës: ti je liria.
Për ta kuptuar këtë të duhet fare pak.
Ajo e besoi,
ajo hapi gojën,
po në vend të tingujve
prej saj
doli gjak.
Po fjala s’kish fuqi t’u thosh: nuk më duhet.
E ç’më duhet
kur s’u thashë atëherë kur duhej?
Kam mbetur pa krahë,
kam mbetur pa qiell,
jam jetë pa ëndërr,
jam ëndërr pa jetë.
I thanë fjalës: je e lirë.
Vështirë, tha fjala, sa vështirë
të besosh se je e lirë;
pasi ke ngrënë rrokjet e tua,
pasi ke mbetur cung
dhe liria bëhet burg.
I thanë fjalës: liria jeton.
Fjala ua ktheu:
S’jam si Konstandini që pas vdekjes udhëton.
I thanë fjalës: ti je liria.
Për ta kuptuar këtë të duhet fare pak.
Ajo e besoi,
ajo hapi gojën,
po në vend të tingujve
prej saj
doli gjak.
VAJZË E BUKUR
Bora e bardhë, e bardhë pas xhamave,
në kafe “Tirana” hyre,
ti e rralla si dëbora
që në Tirane bie.
Vajzë e bukur, si vajzë e dashuruar,
qofsh e dashuruar dhe prej meje,
prej syrit tënd
lulëzojnë dhe sendet.Ekspresi gjallërohet
e gjithçka bëhet sy.
në kafe “Tirana” hyre,
ti e rralla si dëbora
që në Tirane bie.
Vajzë e bukur, si vajzë e dashuruar,
qofsh e dashuruar dhe prej meje,
prej syrit tënd
lulëzojnë dhe sendet.Ekspresi gjallërohet
e gjithçka bëhet sy.
Në tavolinën e fundit
dy pleqve kafja po u ftohet.
Të shikojnë ty.
KUR PRITEJ APOKALIPSI
Ky qiell nuk ka asnje yll,
ky lume nuk ka asnje trofte,
Kjo peme nuk ka asnje cerdhe,
Kjo pamje asnje buzeqeshje.
Kjo balte nuk ka asnje lule,
Kjo lule nuk ka asnje blete,
Kjo blete asnje krah.Po kjo dashuri,
ka
ky lume nuk ka asnje trofte,
Kjo peme nuk ka asnje cerdhe,
Kjo pamje asnje buzeqeshje.
Kjo balte nuk ka asnje lule,
Kjo lule nuk ka asnje blete,
Kjo blete asnje krah.Po kjo dashuri,
ka