Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 ‘Mu aty te shtatë zymbylat’ (VIDEO)

‘Mu aty te shtatë zymbylat’ (VIDEO)

Fitnete Rexha, është njëri nga emrat më të shquar të muzikës së mirëfilltë shqipe, me theks të veçantë, muzikës qytetare tiranase, shkruan KultPlus.

Reth 200 këngë popullore të Shqipërisë së Mesme, janë të regjistruara në repertuarin e këngëtares Rexha, ku prej tyre më të zgjedhura janë: “Fërfëlloj fëllënza në ujë’’, “Te selvitë e Namazgjasë”, “Qënke veshur me të bardha”, “Mu aty tek shtatë zymbylat”, “Dy të bukurat në nji derë” etj.

Ajo lindi më 3 prill 1933 në Tiranë. Dëshira për tu marrë me muzikë popullore tiranse kishte lindur qysh në fëmijërinë e hershme të saj, pasi ajo ishte e bija e Rexh Delisë “Hero i Popullit’’, familje kjo që njihej për vlerat e traditës, ku ndër vlera të tjera, kultivohej prej shumë brezash kënga popullore.

Rreth moshës 15 vjeçare, Rexha bën regjistrimin e këngëve të para popullore në Radio-Tirana nën shoqërinë e grupit orkestral të Shqipërisë së mesme të drejtuar nga Muharrem Gura dhe Skënder Reka.

Karrierën e saj si këngëtare e filloi në Estradën e Tiranës, dhe më pas aktiviteti i saj më tutje u zhvillua pranë A.K.V.P-së në Tiranë deri në daljen në pension në vitin 1981.

Për kontributin e saj të madh, në ruajtjen dhe kultivimin e këngës së pastër shqipe Fitnete Rexha u shpall “Artiste e Merituar” nga autoritetet shtetërore të Shqipërisë.

Ajo vdiç më 14 gusht 2003 në Tiranë/KultPlus.com

Ju sjellim këngën mu aty tek shtatë zymbylat:

Prev Post

Kajro Historike

Next Post

Tradita shqiptare e Mirditës: Njëri nga 11 krushqit duhej të ishte këngëtar

post-bars

Leave a Comment