Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Thesaret e Bibliotekës Kombëtare, 300 mijë libra që kërkojnë një kujdes të veçantë

Thesaret e Bibliotekës Kombëtare, 300 mijë libra që kërkojnë një kujdes të veçantë

Në Bibliotekën Kombëtare ndodhen me shumë se 300 mijë libra në gjuhën shqipe, mes tyre dhe disa botime të rralla të Historisë së Skënderbeut dhe autorëve të njohur të mesjetës.

Historia e Skënderbeut nga Marlin Barleti si dhe një libër i familjeve bizantine, janë dy thesaret më të vjetra që ruan Bibloteka Kombëtare. Libri i Barletit është një nga ekzemplarët e parë të botuar rreth viteve 1510, ndërsa libri për familjet Bizantine është prodhim i vitit 1729, nga autori Du Cange. Këto dy vepra ruhen me fanatizëm.

“Ka thesare të vërteta që kanë të bëjnë me librat shqip, librat me të vjetër që ndihmojnë në historinë e Shqipërisë, është i vetmi vend që çdo gjë është e shkruar shqip,” – u shpreh Piro Misha, drejtor i

I kanë mbijetuar kohës, por në to shihen vitet që mbartin. Vizatimet janë origjinale, të realizuara me dorë të lirë. Ato kërkojnë një kujdes të veçantë. Nuk duhen prekur, pasi vizatimi dhe boja rrezikon të prishet. Deri më tani ky proces është kryer manualisht, por shumë shpejt, në hollin e Bibliotekës do të hapet laboratori i parë modern.

“Krijimi i një biblioteke të re është domosdoshmëri, këtu ka më shumë libra sesa ne kemi hapësirë, një laboratori modern, procesi i ruajtjes nuk domethënë vetëm t’i ruash por dhe t’i riparosh për çdo dëmtim që kanë. Do të jetë në aneksin e Bibliotekës Kombëtare. Bëhet fjalë për 300 mijë libra, mes tyre ka perla,” – u shpreh pak ditë me parë Misha.

Në Bibliotekën Kombëtare janë tre kate nëntokë, ku ruhen një sërë pasurish universale, përfshirë koleksione të antikitetit greko-roman e bizantin./euronews.al

Prev Post

Mbahet marshi i parë ndërgjegjësues për shëndetin mendor në Kosovë

Next Post

Distria Krasniqi e para në botë

post-bars

Leave a Comment