Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Thëniet më të mira shkodrane: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!

Thëniet më të mira shkodrane: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!

Në vijim,  ju sjell disa nga shprehjet më të njohura shkodrane.

Prej fmijës dhe budallës mësohet e vërteta.

Fukaraja ma mirë mos leftë.

Aj mend xixi mend, as për vedi as për kënd.

Lype – s’ta japin; merre – s’t’thojnë gja.

Kur s’ke pula mos ban “ish”.

Ka thanë frati shko te shtrati n’mos t’marrtë gjumi t’pushon shtati.

Grueja asht si gjarpni nën jastek.

Deka me nder asht kapak florini.

Ç’ka del prej mice gjun për mij…

A ke pa me fjetë?

Kryet thi e menden fmi.

Zoti të dhashtë bereqet n’tru

T’bana bir, me hjekë mirë; m’dole dreq me hjekë keq.

Mendja e madhe e zeza e t’zot.

Inatin e mramjes, lene për nadje…

Gungaçit vetëm vorri ia drejton samarin…

E han marren me bukë.

Bane t’mirën e hidhe n’det, n’mos ta dit’t peshku, ta din Zoti vetë.

I buti – si muti.

Kur s’ka njeri mend ka kamë.

Kmisha me arrna e trupi me barna s’mbahen.

Zemra m’don – betha s’ma mban.

Vesha – kopilesha.

Malli i mirë shitet afër.

Kush ka mik ka çiflik.

/ KultPlus.com

Prev Post

Njihuni me frutin që ul rrezikun e sulmit në zemër

Next Post

Me makinat e ushtrisë, mbërrijnë në qytetin e Korçës materialet zgjedhore

post-bars

Leave a Comment