Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Me makinat e ushtrisë, mbërrijnë në qytetin e Korçës materialet zgjedhore

Me makinat e ushtrisë, mbërrijnë në qytetin e Korçës materialet zgjedhore

Kanë mbërritur në Korçë materialet zgjedhore për zgjedhgjet vendore të 14 majit. Me makina ushtrie dhe të shoqëruara nga forcat e policisë, materialet janë dorëzuar pranë ZAZ, 73 të qytetit dhe ZAZ 74.

ZAZ 73 ndodhet pranë pallatit të sportit dhe në të janë depozituar materialet zgjedhore për qytetin e Korçës ndërkohë që ZAZ 74 ndodhet në shkollën “Raqi Qirinxhi” ku do të depozitohen materialet e fshatrave.

Bëhet me dije se procesi rutinë ka vijuar normalisht dhe nuk janë hasur problematika gjatë shpërndarjes së tyre. Në qarkun juglindor në vitin 2021 ka patur 427 qendra votimi dhe 284373 votues.

Materialet zgjedhore kanë mbërritur edhe në Pogradec, me numër ZAZ 69, me mbi 70 mijë votues dhe 106 QV./euronews.al

Prev Post

Thëniet më të mira shkodrane: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!

Next Post

Kupa e Greqisë në Tiranë? Grekët “çmenden” në rrjetet sociale dhe e kundërshtojnë

post-bars

Leave a Comment