Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Angli, Iftar para sallës së famshme “Royal Hall” në Londër

Angli, Iftar para sallës së famshme “Royal Hall” në Londër

Qindra persona morën pjesë në iftarin e djeshëm në ambient të hapur në sheshin para sallës së famshme të koncerteve “Royal Albert Hall” në Londër.

Rreth 450 veta u mblodhën për vaktin e iftarit, që organizua nga organizata humanitare “Ramadan Tent Project”, e themeluar në vitin 2013.

Pas thirrjes së ezanit, besimtarët ndërprenë agjërimin e tyre, ndërsa më pas bënë namazin.

Duke folur para iftarit, ambasadori i Türkiyes në Britani, Osman Koray Ertaş, iu referua rëndësisë së Ramazanit në forcimin e lidhjeve mes njerëzve.

 

Ai gjithashtu vuri në dukje solidaritetin me komunitetin turk pas tërmeteve shkatërruese që tronditën Türkiyen dhe Sirinë më 6 shkurt.

Ertaş falënderoi britanikët për donacionet dhe fushatën e mbledhjes së fondeve për viktimat e tërmeteve.

Jonathan Wilson, një profesor në Universitetin Regent në Londër, vlerësoi iftaret e hapura dhe tha se mbledhjet e tilla janë një mundësi e mirë për të takuar njerëz dhe për të shkëmbyer përvoja. /AA

Prev Post

A po bëhen më pak globale kompanitë perëndimore?

Next Post

Çfarë ndodh me trupin tuaj nese hani çdo ditë 2 vezë?

post-bars

Leave a Comment