Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Forcat izraelite hyjnë në xhaminë Al-Aksa, qëllojnë me shkopinj besimtarët

Forcat izraelite hyjnë në xhaminë Al-Aksa, qëllojnë me shkopinj besimtarët

Janë rikthyer sërish tensionet mes policisë izraelite dhe besimtarëve myslimanë në xhaminë al-Aksanë Jerusalem.

Policia izraelite e armatosur rëndë, hyri në ambientet e brendshme të xhamisë dhe hasi në rezistencën e besimtarëve myslimanë të cilët qëlluan me fishekzjarrë. Policia izraelite ka publikuar pamjet e bastisjes së sallës së lutjeve, ku brenda shihen të barrikaduar besimtarët të cilët rrihen me shkopinj gome nga forcat e policisë. Pamjet e pasojave tregojnë mobilje të përmbysura dhe dyshekë lutjesh të shpërndara nëpër tapet. Zyrtarët dhe diplomatët kanë paralajmëruar për rrezikun e një raundi të ri dhune në këtë vend të shenjtë në një kohë shumë të ndjeshme.

Kompleksi i Xhamisë Al-Aksa/Haram al-Sharif është vendi i tretë më i shenjtë në Islam. Njihet gjithashtu si Mali i Tempullit, vendi më i shenjtë në judaizëm. Në të kaluarën, kompleksi ka parë shpesh përleshje midis besimtarëve palestinezë dhe forcave izraelite të sigurisë, duke shkaktuar trazira më të gjera. Në maj 2021, një sulm izraelit në xhami kontribuoi në një konflikt 11-ditor në shkallë të plotë midis Izraelit dhe Hamasit, grupit militant islamik që qeveris Rripin e Gazës.

Vitin e kaluar, ndodhi hera e parë që muaji i shenjtë islamik i Ramazanit dhe festa njëjavore hebreje e Pashkës përkoi në tre dekada. Gjatë asaj jave pati skena të dhunshme gjatë ditëve të njëpasnjëshme. Nga mbrëmja e së mërkurës, Ramazani dhe Pashka mbivendosen përsëri. Dy fundjavat e ardhshme shënojnë edhe Pashkët për kishat perëndimore dhe ato ortodokse lindore, duke bërë që të nxehet edhe më tepër situata për përplasje të mundshme.

Komisioni i Bashkimit Evropian (KE) ka reaguar ndaj dhunës së forcave izraelite në xhaminë Al-Aksa dhe ka kërkuar që të ruhet statusi i vendeve të shenjta. Peter Stano, një prej zëdhënësve të KE-së, në një konferencë të rregullt për media tha se BE-ja po ndjek nga shumë afër se çfarë po ndodh në Izrael dhe në territoret palestineze nën pushtim.

“Në këtë periudhë është shumë e rëndësishme që të ruhet statusi historik i vendeve të shenjta”, tha Stano, duke bërë të ditur se BE-ja ka shqetësim të thellë nga dhuna dhe tensioni që u rrit brenda një nate në kompleksin e xhamisë Al-Aksa.

Stano më tej përsëriti thirrjen e BE-së ndaj të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të distancohen nga veprimet që do të rrisin tensionin i cili aktualisht është i lartë.

Forcat izraelite e shndërruan në fushë beteje faltoren e shenjtë gjatë dhunës që kryen në Al-Aksa në orët e syfyrit, duke ndërhyrë me forcë ndaj atyre që u strehuan në Xhaminë e Kibles. Dhunën e tyre e vazhduan edhe pas namazit të sabahut. Gjatë këtij sulmi të shëmtuar u arrestuan mbi 200 persona të strehuar në Xhaminë e Kibles.

Prev Post

Nis në Hagë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK

Next Post

Pse disa njerëz vonohen në të gjitha takimet?

post-bars

Leave a Comment