Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Paraqitje e mahnitshme e Filharmonisë së Kosovës në Lisbonë

Paraqitje e mahnitshme e Filharmonisë së Kosovës në Lisbonë

105 pjestarë të korit dhe Filharmonisë së Kosovës kanë performuar vepra nga kompozitorët shqiptarë dhe të huaj, në Qendrën e Kulturës Belém, në  kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali, përcjellë KultPlus.

Disa nga veprat me të cilat u paraqit Filharmonia e Kosovës në Lisbonë janë: ‘Baresha’ e Rexho Mulliqit, kantata ‘Rrugëtimi’ nga Valton Beqiri, “Njeriu i Armatosur: Meshë për Paqe’ e Karl Jenkins dhe për nder të pritjes nga ana portugeze, performuan këngën ‘Canção do Mar’.

Performanca e radhës e Filharmonisë do të mbahet me datën 22 mars, në Katedralen e Bragës, ka njoftuar Filharmonia e Kosovës në faqen e saj në facebook.

Këto ditë Filharmonia e Kosovës ka shënuar 100 vjetorin e lindës së kompozitorit Rexho Mulliqi me një koncert mahnitës në Prishtinë.

Përndryshe Filharmonia e Kosovës vitin 2023 e ka shpallur vit të Rexho Mulliqit, dhe gjithë aktivitetin e saj vjetorë do ta fokusojë në interpretimin e veprave të kompozitorit Mulliqi. /KultPlus.com

Postimi i plotë i Filharmonisë së Kosovës në facebook:

Paraqitje e mahnitshme e Filharmonisë së Kosovës në Lisbonë

105 pjesëtarë të korit dhe orkestrës së Filharmonisë së Kosovës performuan sonte në Qendrën e Kulturës Belém. U interpretuan vepra ‘Baresha’ e Rexho Mulliqit, kantata ‘Rrugëtimi’ nga Valton Beqiri, “Njeriu i Armatosur: Meshë për Paqe’ e Karl Jenkins dhe për nder të pritjes nga ana portugeze, performuan këngën ‘Canção do Mar’.

Ky koncert shumë i veçantë që po mbahet në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali u prit tejet mirë nga publiku.

Performanca e radhës e Filharmonisë do të mbahet me datën 22 mars, në Katedralen e Bragës./kultplus

Prev Post

Ekuinoksi pranveror 2023, sot dita e parë e pranverës

Next Post

Epopeja e Gilgameshit, një ndër poemat më të lashta të njerëzimit

post-bars

Leave a Comment