LOADING...

 Egjipt, zbulohet fosil breshke 70 milionë vjeçare

Egjipt, zbulohet fosil breshke 70 milionë vjeçare

Një fosil breshke 70 milionë vjeçare është gjetur në provincën Wadi al-Jadid të Egjiptit.

Në një deklaratë me shkrim nga Universiteti Wadi al-Jadid, thuhet se ekipet kërkimore që punojnë në bashkëpunim me Universitetin e Kajros zbuluan fosilin e një breshke lumi në rajonin Karn Jinnah.

Në deklaratë thuhet se kjo specie, e cila u zbulua dhe u regjistrua për herë të parë në Egjipt dhe në Afrikën Veriore, ka një histori prej 70 milionë vjetësh ose më shumë dhe se lloji i breshkave në fjalë jetonte në lumenj dhe ujëra të ëmbël. / atsh

Prev Post

UNESCO: Deri në fund të…

Next Post

Zbulimi i jashtëzakonshëm nga arkeologët…

post-bars

Leave a Comment