Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Mësime nga inxhinieria romake në ndërtim për botën moderne

Mësime nga inxhinieria romake në ndërtim për botën moderne

Romakët ishin mjeshtra të ndërtimit. Shumë prej veprave të tyre, nga Panteoni dhe Koloseunë Romë, tek Pont du Gard në Galinë Jugore (Francën e sotme) dhe ujësjellësi po aq mbresëlënës i Segovias, në Spanjë, i kanë rezistuar shekujve.

Dëmet e shkaktuara ndërtimeve të tyre, kanë ndodhur më shpesh si rezultat i grabitjes së gurit sesa i dështimeve strukturore. Ndërkohë shekujve i ka mbijetuar edhe vepra romake e një lloji tjetër. De Architectura është një seri me dhjetë libra nga Markus Vitruvius Polio, inxhinier dhe arkitekt i shekullit I Para Krishtit, për të cilin shumë studiues besojnë se ka punuar me JulÇezarin në disa nga fushatat e tij ushtarake.

Këto vëllime përfshijnë këshilla të ndryshme që synojnë të sigurojnë që ndërtesat të mos shemben për një kohë të gjatë. Një nga arsyet për suksesin e inxhinierëve romakë ishte betoni. (Çatia e Panteonit është kupola më e madhe prej betoni pa kolona mbështetëse në botë).

Dihet që betoni romak dihet i sfidon shekujt pa humbur shumë nga qëndrueshmëria e tij. Në faktme kalimin e moshës ai mund të bëhet edhe më e fortë. Se si ndodhi kjo gjë po zbulohet vetëm tani. Një pjesë e shpjegimit, ka të bëjë me shkëmbinjtë vullkanikë të zonave të tilla si Kodrat Alban, në juglindje të Romës dhe Pocuoli, pranë Napolit.

Këto siguruan përbërës të rëndësishëm. Siç e përshkruan vetë Vitruviusi, çimentoja që përdorën romakët për të lidhur agregatet e betonit, ishte një përzierje gëlqereje dhe hirit vullkanik. Disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se hiri jo vetëm që ka kontribuar në forcën dhe qëndrueshmërinë e betonit, por ka forcuar kohezionin midis grimcave të agregatit pas tharjes së përzierjes.

Kjo ndodhi kur uji depërtoi në të, duke tretur disa nga mineralet vullkanike dhe duke krijuar hidrate aluminosilikati të kalciumit, materiali kryesor lidhës i betonit. Kjo gjë ngadalësoi përhapjen e të çarave mikroskopike. Për më tepër, disa mure të çara tregonin mbushje me këtë lëndë, një tregues ky se betoni romak zotëronte një fuqi të caktuar vetë-riparuese.

Në një nga këto studime, të botuar në vitin 2021, një ekip i udhëhequr nga Mari Xhekson e Universitetit të Jutah dhe Admir Maziç i Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT)përshkroi strukturën e llaçit (një formë e imët betonit) të një muri me tulla në varrin Sesilia Metela, e cila ndodhe pranë Rrugës Apiane midis Romës dhe Kodrave Alban Pjesërisht për shkak të muraturës së saj të fortë (aq të fortë saqë u ripërdor si streha e një kështjelle gjatë Mesjetës), kjo ndërtesë është një nga monumentet më të ruajtura që zbukuron atë autostradë antike romake. Studiuesit studiuan se si leuciti, një mineral vullkanik i pasur me kalium, shpërndahej në ujë dhe rikonfiguronte lidhjet kimike midis çimentos dhe agregateve, duke i forcuar ndërfaqet midis tyre dhe duke e bërë më elastike të gjithë strukturën.

Megjithatë, kjo është vetëm një pjesë e historisë. Gëlqerja, përbërësi tjetër i çimentos romake, ka pasur gjithashtu një rol në forcimin e betonit pas murimitNë këtë përfundim mbërrin një studim tjetër nga dr.Maziç dhe një grup kolegësh, i cili sapo është botuar në ScienceAdvances.

Këtë herë studiuesit morën mostra nga një mur i qytetit në Privernum, një sit arkeologjik në juglindje të Romës. Ato datojnë nga shekulli II Para Krishtit. Ekspertëzbuluan se në këtë rast ishte kryesisht gëlqerja, ajo që kishte shkaktuar mbylljen e çarjeve dhe plasaritjeve, duke riparuar kësisoj dëmtimet që mund të kishin shkaktuar.

Në këtë rast gëlqerja nuk ishte pluhuri i pastër i bardhë i përshkruar nga Vitruviusi. Përkundrazi, ishin grumbuj e grimcave me diametër 1 milimetër ose më shumë, që nuk ishin tretur kur po përgatitej betoni. Grumbullime të tilla gjenden shpesh tek betoni romak.

Roli i tyre duket se ka qenë si një rezervuar i karbonatit të kalciumit për proceset e vetë-riparimit, duke lejuar që ai material të tretej përmes depërtimit të ujit të futur nga të çarat evogla dhe që më pas të ri-hidhet në ato çarje për ti mbyllur ato. Për më tepër, shpërndarja dhe forma e grumbujve sugjerojnë se gëlqerja iu shtua përzierjes si gëlqere bruto dhe jo siç është e zakonshme sot, gëlqere e shuar (e hidratuar).

Kjo nënkupton se betoni romak prodhohej, të paktën pjesërisht, nga një përzierje nëtemperaturën mbi 80°C. Sot, betoni përzihet kryesisht i ftohtë. Përzierja e nxehtë ka disavantazhin se betoni mund të zgjerohet. Nga ana tjetër, kjo praktika lejon një riparim më të shpejtë.

Ndoshta kjo është arsyeja pse inxhinierët romakë e preferuan atë qasje. Por ajo ofron leksione edhe për ndërtuesit e sotëm, sesi të zhvillojnë receta për një beton më të qëndrueshëm dhe vetë-riparues. Rritja e jetëgjatësisë së betonit do të nënkuptonte më pak riparime dhe rikonstruksione të nevojshme, duke ndihmuar për një jetëgjatësi më të madh të godinave. Kush e di? Disa prej tyre madje mund të zgjasin më shumë se sa Panteoni dhe Koloseu. / “The Economist” – bota.al

Prev Post

Kriza demografike, rënie e numrit të të rinjve për punësim

Next Post

Mandrica, fshati i bukur shqiptar në Bullgari

post-bars

Leave a Comment