Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Studim epidemiologjik: Prerja e flokëve me modelin ‘Fade’ nxit infeksionin fungal në lëkurën e kokës

Studim epidemiologjik: Prerja e flokëve me modelin ‘Fade’ nxit infeksionin fungal në lëkurën e kokës

Dermatologët spanjollë sugjerojnë se qereja po përhapet kryesisht për shkak të brisqeve elektrike të infektuara

Një infeksion i qeres që prek kryesisht të rinjtë, po përhapet nga berberët në mbarë Spanjën, paralajmëruan dermatologët në vend.

Akademia Spanjolle e Dermatologjisë dhe Venerologjisë tha në një deklaratë se numri i rasteve është rritur që nga viti 2021. Ajo këshilloi autoritetet shëndetësore të sigurojnë që berberët dhe parukeritë i dezinfektojnë siç duhet mjetet e tyre.

Dermatologët e lidhën shpërthimin e qeres me një model të prerjes së flokëve, atë me “hijezim” (Fade), i cili kërkon “shkuarje në floktore çdo javë”.

Kjo prerje mund të bëhet me brisqe elektrike ose thika berberi, megjithëse dermatologët spanjollë sugjerojnë se qereja po përhapet kryesisht për shkak të brisqeve elektrike të infektuara.

Qereja është një sëmundje fungale shumë ngjitëse, që mund të shkaktojë skuqje të lëkurës, irritim, humbje të flokëve, dhimbje, kruajtje dhe inflamacion në zonën e prekur.

Dermatologët thonë se simptomat e lëkurës po shfaqen kryesisht në pjesën e poshtme të qafës ose në pjesën e poshtme të kokës – zonat që kanë nevojë për më shumë punë për të bërë prerjen me hijezim.

Sipas deklaratës, infeksioni mund të shërohet me trajtimin e duhur, por është më e lehtë për t’u trajtuar kur zbulohet herët.

Një studim epidemiologjik i sëmundjes në Spanjë është pranuar për botim në një revistë shkencore. Në të, shkencëtarët kanë kryer studim retrospektiv të 107 rasteve të qeres.

“Ne vumë re një tendencë të rasteve të qeres te të rinjtë që prisnin flokët në berberë. Por ato ishin thjesht anekdotike, kështu që vendosëm të bënim një studim për të kuptuar modelet klinike dhe si ta njohim atë, sepse mund të ngatërrohej me zbokthin ose ekzemën”, ka thënë bashkautori dhe dermatologu Jorge Romani për të përditshmen spanjolle El Pais, duke shtuar se 107 rastet janë vetëm “maja e ajsbergut”.

Një studim i vitit 2020 në Gjermani gjurmoi gjithashtu 18 raste të ngjashme në floktaritë gjermane. Në Australi, një nënë u bë virale vitin e kaluar pasi pretendoi se djali i saj 11-vjeçar mori një infeksion “të tmerrshëm” nga qereja pasi vizitoi një berber të frekuentuar në Sidnei. /AA

Prev Post

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Next Post

INSTAT: Aksidentet rrugore u ulën me 15.3% në vitin 2022

post-bars

Leave a Comment