Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Indeksi i Fuqisë Globale 2023, Shqipëria me rritje të fuqisë ushtarake në 2023

Indeksi i Fuqisë Globale 2023, Shqipëria me rritje të fuqisë ushtarake në 2023

Më 24 shkurt të 2022, Rusia nisi një pushtim ushtarak të Ukrainës, e cila u përshkallëzua më shumë dhe gjithçka flitej në Europë dhe më gjerë, ishte luftë, mbrojtje dhe fuqi ushtarake.

Sa i përket fuqisë ushtarake, një studim i këtij viti mbi Fuqinë Globale nxjerr në dritë fakte interesante për vendin tonë.

Indeksi i Fuqisë Globale 2023, i hartuar nga Global Fire Power e rendit Shqipërinë në vendin e 91-të nga 140 shtete të marra në studim, sa i përket fuqisë së tyre, ushtarake dhe njerëzore.

Krahasuar me studimin e një viti më parë, Shqipëria është përmirësuar me 14 shkallë, në 2021 renditej e 115-a në botë dhe e parafundit në rajon. Sipas të dhënave specifike të këtij indeksi, Shqipëria vitin e fundit buxhetin financiar të alokuar mbrojtjes e kishte 192’400 mijë dollarë. Studimi i vitit 2023 e nxjerr Shqipërinë me një pikësim prej 1.8466

Shqipëria renditet më lart se disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por garën rajonale e fiton Serbia, e renditur e 58-ta. Kroacia sakaq renditet e 69-ta në total sipas studimit, Bosnja e Hercegovina renditet në vendi e 133-të ndërsa Mali i Zi në vendin e 128 dhe Maqedonia në vendin e 108-të.

Kosova është përfshirë në studim vitet e fundit dhe renditet e 134-ta nga 145 shtete të marra në konsideratë.

Indeksi është hartuar në bazë të një metodologjie komplekse, e cila merr në konsideratë më shumë se 50 faktorë të ndryshëm. Në veçanti shihet në këtë studim: numri i ushtrisë, numri i tankeve, anijeve, avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë. Duhet theksuar se Indeksi nuk përfshin armët bërthamore.

Indeksi hartohet nga Global Fire Power, e njohur për publikimet statistikore në fushën e ushtrisë, logjistikës, resurset natyrore dhe ato financiare etj.

Në vendet me ushtritë më të fuqishme të botës, sipas listës, përfshihen SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Franca, Italia, Koreja e Jugut, Gjermania, Brazili, Japonia, Turqia.

Në vendet e fundit sipas renditjes janë: Butan, Kosova, Sierra Leone, Somalia etj.      /D.Hyka/Monitor.al

Prev Post

Protesta nga më shumë se 80 mijë izraelitë kundër qeverisë së Netanyahut

Next Post

Sipas Eurostat, të rinjtë shqiptarë kanë të ardhurat e disponueshme më të ulëta në Europë / Pse po ikin?!

post-bars

Leave a Comment