Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 24 vjet nga Masakra e Reçakut që tronditi botën dhe nxiti reagimin ndërkombëtar

24 vjet nga Masakra e Reçakut që tronditi botën dhe nxiti reagimin ndërkombëtar

Njëra ndër masakrat më të rënda të luftës së Kosovës të 1998-99 që tronditi botën, ajo e 15 janarit të vitit 1999 në Reçak të Komunës së Shtimes, ka mbushur 24 vjet, por ende vetëm një person është shpallur fajtor për pjesëmarrje në kryerjen e saj nga gjykatësit e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.

Mëngjesi i 15 janarit të vitit 1999 për banorët e fshatit Reçak të Komunës së Shtimes zbardhi të rrethuar nga formacionet policore serbe, njësitet ushtarake dhe paramilitare me mjete motorike të rënda të luftës.

Në orën 6 e 45 minuta të mëngjesit, shumica e banorëve të fshatit u zgjuan nga zhurma e artilerisë së rëndë serbe e cila filloi ta granatojë fshatin nga pozicione të ndryshme.

Pas një serie granatimesh, pjesëtarët serbë fillojnë bastisjet shtëpi-për-shtëpi, ku banorët e këtij fshati tentojnë të ikin, por ata tashmë ishin rrethuar. 24 burra të renditur në rresht derisa po ecnin bashkërisht nën përcjelljen e trupave serbe, të nxjerrë nga njëra prej shtëpive të fshatit ku po fshiheshin, ekzekutohen me automatikë nga afër dhe masakrohen tek lokacioni i njohur si “Gropa e Bebushit”.

Gjithsej 45 civilë shqiptarë civilë u vranë dhe masakruan të njëjtën ditë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, gra dhe pleq, nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në lokacione të ndryshme.

Të nesërmen, më 16 janar, Reçakun e vizitoi shefi i atëhershëm i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadori William Wallker, për të parë nga afër se çfarë kishte ndodhur.

Pasi vizitoi fshatin dhe u ngjit lartë te vendi i quajtur “Gropa e Bebushit”, aty ku sot gjendet Kompleksi Memorial i Reçakut, ambasadori Walker u tmerrua nga pamjet e kufomave dhe pa hezituar në ato momente deklaroi: “Nga ajo që pashë, ishte evidente se kemi të bëjmë me masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”. Kjo, u bë një nga momentet më me peshë që ndryshoi përfundimisht rrjedhën historike të Kosovës.

Së fundmi, Qeveria e Kosovës ndau 70 mijë euro për botimin e librit “Reçaku”, të cilën po e shkruan ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker,

Walker po e shkruan këtë libër mbi përvojën e tij personale si dëshmitar i kësaj masakre, siç është shprehur ai, “para se të shkojë në botën tjetër”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) dënoi masakrën ndaj shqiptarëve të Kosovës në Reçak dhe rreth dy muaj më vonë NATO filloi bombardimet ndaj Serbisë.

Menjëherë pas luftës, në vitin 2001, gjykatësit e UNMIK-ut, Misionit të OKB-së në Kosovë, dënuan oficerin e policisë Zoran Stojanoviq me minimum 15 vjet burg për pjesëmarrje në vrasjen e 45 personave në fshatin Reçak. Ai ende mbetet i dënuari i vetëm për këtë masakër.

/AA

Prev Post

8 Kuriozitete rreth bicikletës që nuk i dinit më parë!

Next Post

Protesta nga më shumë se 80 mijë izraelitë kundër qeverisë së Netanyahut

post-bars

Leave a Comment