Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Protestë homazh në Tiranë/ 8 gra të vrara në 11 muaj!

Protestë homazh në Tiranë/ 8 gra të vrara në 11 muaj!

Një protestë homazh, për të gjitha gratë e vrara është mbajtur këtë të shtunë në sheshin Nënë Tereza.

Një grup aktivistësh kanë kërkuar që kjo plagë e shoqërisë të trajtohet si emergjencë kombëtare, ndërsa thonë se deri më tani institucionet dhe roli i tyre ka dështuar. Protesta e kësaj të shtunë vjen edhe si solidaritet me vrasjen makabre të 35-vjeçares shtatzëne Hamide Gashi nga ish-bashkëshorti i saj në Prishtinë në dyert e maternitetit. Nga janari i këtij viti janë vrarë 8 gra në Shqipëri.

“Vrasja e grave nga burrat duhet të trajtohet si emergjencë kombëtare. Gjatë periudhës 1 janar-1 dhjetor 2022 kanë ndodhur 8 vrasje të grave dhe vajzave nga partnerë, ish-partner apo nga rrethi i ngushtë. Secila nga ne vijon të jetë e kërcënuar nga dhuna patriarkale dhe dështimi i institucioneve. Vrasja egrave nuk është krim pasioni, por femicid”, tha një protestuese.

Aktivistet e konsiderojnë vrasjen e grave si femicid dhe jo krim pasioni, ndërkohë që nxjerrin në pah dështimin e institucioneve.

A.M./Shqiptarja.com

Prev Post

Si do të jetë e ardhmja e futbollit?

Next Post

Ja si u mësohet historia e Kosovës dhe Luftërave Ballkanike studentëve serbë

post-bars

Leave a Comment