Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Vlora çel festën, për 3 ditë promovohen produktet artizanale e të kulinarisë

Vlora çel festën, për 3 ditë promovohen produktet artizanale e të kulinarisë

Sipari i aktiviteteve të 110-vjetorit të Pavarësisë në Vlorë u çel të shtunën me një panair me produkte ushqimore dhe artizanale vendase.

Panairi u organizua nga Unioni Turistik për të promovuar vlerat më të mira të qytetit të Vlorës artizanale dhe të kulinarisë. Megjithatë, kreu i unionit, Vasil Bedinaj ka një këshillë për ata që kanë zgjedhur të festojnë jashtë vendit.

“Jemi bërë bashkë, janë të gjithë operatorët dhe qytetarët për të festuar festën. Ka prenotime të qytetarëve nga Shqipëria dhe Kosova”- tha Vasil bedinaj kreu I unionit turistik.

Sejmen Gjokoli, pjesë e organizatorëve të aktivitetit e ka cilësuar një mundësi mjaft të mirë për të gjitha bizneset në Vlorë për të promovuar produktet e tyre.

“Një aktivitet që ka lindur si nismë e operatorëve dhe atyre që realizojnë produkte të trashëgimisë dhe kulinarisë. është një festë që ka nisur, një aktivitet që i ka përfshirë të gjithë. Vlora i mirëpret.”- tha ai.

Për zëvendës ministren e Turizmit, Vilma Bello, promovimi i produkteve lokale i shton bukurinë Vlorës në këtë 110-vjetor, ndërsa për pjesëmarrësit një mundësi e mirë për të njohur vizitorët me prodhimet e tyre.

“Një nismë e bukur që nuk nis nga pushteti. Një shembull që duhet përkrahur dhe të kthehet në traditë. Vlora nuk është vetëm historike, por edhe e turizmit gjithëvjetor dhe konkurrues në të gjithë rajonin”- u shpreh ajoVilma Bello

Panairi do të qëndrojë i hapur deri më 29 nëntor.

 

/euronews.al

Prev Post

Historike: Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët të Kuvendeve!

Next Post

FIFA nis procedurë disiplinore ndaj Serbisë për shkak të pankartës me hartën e Kosovës

post-bars

Leave a Comment