Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Mbledhja e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë, zbardhet agjenda e takimit të 27 nëntorit

Mbledhja e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë, zbardhet agjenda e takimit të 27 nëntorit

110-vjetori i pavarësisë do të bëjë bashkë në Tiranë, 260 parlamentarët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Për herë të parë, ligjvënësit e dy Kuvendeve do të mblidhen më 27 nëntor në sallën e seancave plenare.

Euronews Albania ka mësuar se mbledhja është parashikuar rreth 2 orë dhe gjithçka do të përmbyllet brenda ditës së dielë.

Si mikpritëse, në cilësinë e drejtueses së Kuvendit, Lindita Nikolla do të hapë seancën plenare me një fjalë përshendetëse dhe më pas fjalën do e marrë homologu i saj në Kosovë, Glauk Konjufca.

Pas dy kryeparlamentarëve, do të jenë kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Albin Kurti që do të mbajnë fjalën e tyre përpara deputetëve.

Grupet e punës të ngritura nga dy kuvendet po i japin dorën e fundit detajeve përfundimtare, ku është menduar që një fjalë të rastit të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare. Në këtë takim nuk pritet të firmosen marrëveshje mes dy vendeve.

 

 

/euronews.al

Prev Post

Kosova shtyn fillimin e gjobitjes për targat për 48 orë

Next Post

Shqipëria mes shteteve më të rrezikuara nga përmbytjet në botë

post-bars

Leave a Comment