Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kosova shtyn fillimin e gjobitjes për targat për 48 orë

Kosova shtyn fillimin e gjobitjes për targat për 48 orë

“Unë e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orë të fillimit të gjobitjes për targa ilegale ‘KM’ (dhe tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka pranuar kërkesën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe e ka shtyrë për 48 orë fillimin e fazës së gjobitjes për qytetarët që kapen brenda territorit të Kosovës me targa të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës.

Kurti në rrjete sociale ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkushtimin e angazhimin.

“Unë e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orë të fillimit të gjobitjes për targa ilegale ‘KM’ (dhe tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti dje zhvilloi bisedime me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, por ato përfunduan pa ndonjë marrëveshje konkrete për targat.

Faza e re e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat parasheh gjoba prej 150 eurove për të gjithë shoferët që vozisin vetura me targa që nuk janë “RKS”.

Serbët kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave, ashtu siç kanë kundërshtuar gjithë vendimin e qeverisë për targa.

Madje, zyrtarët serbë për shkak të këtij vendimi dhanë dorëheqje edhe nga institucionet kosovare që nga Qeveria, Kuvendi, katër komunat me shumicë serbe në veri, policia, gjyqësori, prokuroria e administrata.

Për këtë situatë ka reaguar edhe Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili theksoi se është i zhgënjyer për shkak të mosarritjes së ndonjë marrëveshjeje, por shtoi se përshkallëzimi duhet të shmanget dhe se “NATO-ja dhe KFOR-i mbeten vigjilent”.

 

 

/AA

Prev Post

22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Next Post

Mbledhja e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë, zbardhet agjenda e takimit të 27 nëntorit

post-bars

Leave a Comment