Stacioni i radhës në Formula 1, Emiratet e Bashkuara Arabe
Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të EBA-së do të fillojnë nesër në orën 15:00 në pistën e gjatë 5,3 kilometra Yas Marina në Abu Dhabi. Ndërsa gara me 58 xhiro do të fillojë të dielën më 20 nëntor në orën 14:00
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të presin garën e 22-të dhe të fundit të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1.
Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të EBA-së do të fillojnë nesër në orën 15:00 në pistën e gjatë 5,3 kilometra Yas Marina në kryeqytetin Abu Dhabi. Ndërsa gara me 58 xhiro do të fillojë të dielën më 20 nëntor në orën 14:00.
Këtë sezon, Max Verstappen (Red Bull) fituesi i kampionatit, ka fituar 14 gara, Charles Leclerc (Ferrari) 3, Sergio Perez (Red Bull) 2 ndërsa Carlos Sainz nga Ferrari dhe George Russell (Mercedes) nga një garë.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holandë): 429 pikë
2. Charles Leclerc (Monako): 290
3. Sergio Perez (Meksikë): 290
4. George Russell (Britani e Madhe): 265
5. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 240
Klasifikimi i ekipeve
1. Red Bull: 719
2. Ferrari: 524
3. Mercedes: 505
4. Alpine: 167
5. McLaren: 148
/AA