LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Popullsia e botës arrin në 8 miliardë banorë

Popullsia e botës arrin në 8 miliardë banorë

India është gati të kalojë Kinën si vendi me më shumë banorë në botë në vitin 2023

Popullsia e botës të premten pritet të arrijë në 8 miliardë banorë, i cili është një moment historik sipas vlerësimeve të OKB-së.

“Ky moment historik është një rast për të festuar diversitetin dhe përparimet duke marrë parasysh përgjegjësinë e përbashkët të njerëzimit për planetin”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Megjithëse shkalla e rritjes ka rënë, popullsia njerëzore në botë pritet të vazhdojë të rritet, që i atribuohet përmirësimeve në shëndetin publik, ushqimin, higjienën personale dhe mjekësinë.

“Ndërsa popullsisë globale iu deshën 12 vjet për t’u rritur nga 7 në 8 miliardë, do të duhen afërsisht 15 vjet deri në vitin 2037 që ajo të arrijë në 9 miliardë dhe është shenjë se norma e përgjithshme e rritjes së popullsisë globale po ngadalësohet”, tha OKB-ja.

India është gati të kalojë Kinën si vendi me më shumë banorë në botë në vitin 2023, ka vlerësuar OKB-ja.

Tetë vende, përkatësisht Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania, do të përbëjnë më shumë se gjysmën e rritjes së parashikuar të popullsisë botërore deri në vitin 2050.

Në vitin 2019, jetëgjatësia mesatare në lindje arriti në 72.8 vjet, një rritje prej rreth 9 vitesh që nga viti 1990 ndërkohë që parashikohet që uljet e mëtejshme të vdekshmërisë të çojnë në një jetëgjatësi mesatare globale prej rreth 77.2 vjet në vitin 2050.

 

 

/AA

Prev Post

Hapet shkolla shqipe në Bex, të Kantonit Waadt, në Zvicër

Next Post

Pritet që biletat të shtrenjtohen ndjeshëm vitin e ardhshëm

post-bars

Leave a Comment