Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Emetuesit më të mëdhenj në botë janë fushat e naftës dhe gazit, shumica në SHBA dhe Rusi

Emetuesit më të mëdhenj në botë janë fushat e naftës dhe gazit, shumica në SHBA dhe Rusi

Sipas listës së sapo lëshuar të emetimeve ‘Climate TRACE’, 14 emetuesit më të mëdhenj në botë janë fushat e naftës dhe gazit, me Pellgun Permian në Teksas që është më i madhi dhe fusha e gazit Urengoy e Rusisë që renditet e dyta.

Të dhënat tregojnë se ka 70,00 burime individuale të emetimeve në mbarë botën, me 56,3 miliardë tonë ekuivalent të dioksid karbonit bazuar në 100 vjet (CO2-e100).

Pavarësisht nga të dhënat që tregojnë se termocentralet janë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e emetimeve globale, fushat e naftës dhe gazit janë burimet kryesore individuale të emetimeve.

Midis tyre, emetimet nga Pellgu Permian në Teksas, i cili përbën rreth 40 për qind të prodhimit të naftës dhe 15 për qind të prodhimit të gazit natyror në SHBA, janë më të mëdhatë me 208,6 milionë tonë CO2-e100.

Në vendin e dytë renditet fusha e gazit Urengey e Rusisë në Siberinë Perëndimore, duke emetuar 152 milionë tonë CO2-e100. Me rezerva fillestare të vlerësuara prej 10,9 trilionë metra kub, fusha njihet si fusha më e madhe e gazit në botë.

Emetimet nga një prej fushave të gazit me rritje të shpejtë, respektivisht fusha e gazit Marcellus pranë New Yorkut, janë 124,4 milionë tonë CO2-e100.

Fusha e gazit Bovanenkovskeye në Rusi është përgjegjëse për emetimin e 122,7 milionë tonë CO2-e100. E bazuar në Gadishullin Yamal, rezervat e saj të gazit vlerësohen në 2 trilionë metra kub.

Fusha më e madhe e gazit në tokë e Kinës, respektivisht fusha e gazit Sulige, renditet si burimi i tetë më i madh individual i emetimeve, me 80,8 milionë tonë CO2-e100. Fusha vlerësohet se ka gaz të provuar komulativ prej 1,68 trilion metra kub.

Emetimet nga Yamburgskoye e Rusisë, e përcaktuar si fusha e tretë më e madhe e gazit natyror në botën, arritën në 75,1 milionë tonë CO2-e100.

Fusha e gazit në Parsin Jugor të Iranit, që mban 8 për qind të rezervave totale të gazit në botë dhe rreth 50 për qind të rezervave të gazit të vendit, është burimi i 118 milionë tonë CO2-e100.

Të dhënat tregojnë se fusha e gazit Zapolyarnoye në Siberi, që përbën rreth 8 për qind të prodhimit ditor të Rusisë, ka emetuar 105,4 milionë tonë CO2-e100.

Rajoni Permian në New Mexico është emetuesi i shtatë më i madh në botë, me depozitimin më të madh të naftës dhe gazit të dokumentuar ndonjëherë nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së në vend. Sipas të dhënave, pellgu është përgjegjës për 93,1 milionë tonë CO2-e100.

Historikisht, SHBA-ja ka qenë emetuesi më i madh në botë, por Kina e ka tejkaluar atë për sa i përket emetimeve aktuale.

Fusha e gazit Hassi R’mel në Algjeri, e cila kontribuon në rreth 20 për qind të prodhimit të gazit të vendit në ditë, renditet si emetuesi i dhjetë më i madh globalisht, me 73,8 milionë tonë CO2-e100.

Ndër 14 emetuesit më të mëdhenj është fusha e gazit Haynesville në SHBA, e cila është përgjegjëse për 64,3 milionë tonë CO2-e100.

Gjithashtu edhe fusha e naftës Rumaila e Irakut ka një sasi të konsiderueshme prej 48,6 milionë tonë CO2-e100, ndërsa fusha e naftës Ghawar në Arabinë Saudite prodhon 47,5 milionë tonë CO2-e100, si dhe emetimet e prodhimit nga fusha e naftës Bakken në Dakotën e Veriut, e quajtur si “vendlindja e bumit të naftës në Amerikë një dekadë më parë”, arrijnë në 43,5 milionë tonë CO2-e100.

Përveç fushave të naftës dhe gazit, emetues i lartë është edhe fabrika e çelikut në Kinë

Burimi më i madh individual i emetimeve, përveç fushave të naftës dhe gazit, është edhe fabrika e kompanisë ‘Jiangsu Shagang Group’, e vendosur në provincën Jiangsu të Kinës. Vitin e kaluar, ajo prodhoi 44 milionë tonë çelik të lëngshëm, duke u renditur si prodhuesi i pestë më i madh i çelikut në mbarë botën.

Kompania është burimi i 15-të më i madh i emetimeve në botë, me 43,4 milionë tonë CO2-e100.

Sipas listës së ‘Climate TRACE’, emetimet nga sektori i naftës dhe gazit janë tre herë më të lartë se sa raportohen për shkak të mos raportimit të tyre.

 

 

/AA

Prev Post

Diplomon grupi më i madh i rekrutëve në historinë e ushtrisë së Kosovës

Next Post

Letra e Lasgush Poradecit për vajzën e tij

post-bars

Leave a Comment