Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Të hënën protestë kombëtare”, kreu i sindikatës së pedagogëve paralajmëron grevë urie

“Të hënën protestë kombëtare”, kreu i sindikatës së pedagogëve paralajmëron grevë urie

Pas dy javësh bojkot, pedagogët paralajmëruan grevë urie në rast se nuk do të ketë një reagim për realizimin e kërkesave të tyre.

“Do të ishte hapi më i padëshirueshëm që të përdorim variantin e fundit të reagimit atë të grevës së urisë apo të ngujimit për të realizuar kërkesat e profesoratit. Varianti demokratik si i tillë mund të përdoret si një nga variantet për të ushtruar presion e duhur mbi autoritetet që ata ta kuptojnë vërtet situatën e arsimit të lartë,’ – tha kreu i SPUSH, Sandër Kovaçi.

Mes pedagogëve që kanë protestuar ka nga ata të cilët e kanë thyer bojkotin.

“Këtë javë elementet e Informatikës, leksion dhe më pas seminar. A janë këta pedagogë të cilët protestojnë i janë bashkuar auditorit apo jo? Po sepse kam pasur një takim me shefin e departamentit të FTI dhe ai nuk na foli për protestën, thjesht na tha kush ishte dhe çfarë po bëj këtu jashtë,” – tha studentja Fabiola Sulaj.

Për të zhvillimi normal i procesit mësimor është domosdoshmëri. Të hënën është thirrur protesta e tretë kombëtare e pedagogëve.

 

/euronews

Prev Post

Qeveria e Kosovës ndryshon sanksionet për veturat që nuk janë riregjistruar

Next Post

Kore e Jugut, 153 të vdekur në trazirat gjatë festimeve të Halloween-it

post-bars

Leave a Comment