Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 BE arrin marrëveshje për ndalimin e makinave të reja me motorë me djegie deri në vitin 2035

BE arrin marrëveshje për ndalimin e makinave të reja me motorë me djegie deri në vitin 2035

Duke nisur nga viti 2035, në Bashkimin Europian nuk do të shiten më furgonë të rinj apo makina me motor me djegie të brendshme.

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e BE, deklaroi se negociatorët e shteteve anëtare, të Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian ranë dakord që shtëpitë automobilistike duhet të reduktojnë me 100% emetimet e dioksidit të karbonit brenda vitit 2035.

Vendimi do të ndalojë shitjen e makinave dhe furgonëve të rinj me benzinë ose naftë në bllokun 27 vendeve anëtare.

Ndalimi është pjesë e paketës për ndryshimet klimatike të BE-së, e quajtur Fit for 55, e cila synon të reduktojë emetimet e dëmshme për klimën me 55% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 1990, dhe të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2050.

“Sapo kemi përfunduar negociatat për nivelet e CO2 për makinat”, shkroi në Twitter, eurodeputeti francez, Pascal Canfin, i cili kryeson Komisionin Mjedisor të Parlamentit Europian.

“Vendim historik i BE-së për klimën, i cili konfirmon përfundimisht objektivin 100% të automjeteve me emetime zero në vitin 2035 me faza ndërmjetëse midis vitit 2025 dhe 2030”.

Makinat janë aktualisht përgjegjëse për 12% të të gjitha emetimeve të CO2 në bllokun e BE-së, ndërsa transporti në përgjithësi zë rreth një të katërtën.

Shtetet anëtare të BE-së tani duhet ta miratojnë rregulloren në ligjin kombëtar.

Nuk parashikohet ndalimi i qarkullimit të automjeteve me motor me djegie të brendshme. Në vend të kësaj, shpresohet se të gjitha këto përfundimisht do të zëvendësohen me automjete elektrike.

 

/deutschewelle

Prev Post

Hekurudha Durrës-Tiranë me degëzim në Rinas: Për 12 minuta nga qendra në aeroport

Next Post

Elon Musk ka përfunduar blerjen e Twitter prej 44 miliardë dollarësh

post-bars

Leave a Comment