LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Xhudistja kosovare Laurinë Gashi fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane për kadetë

Xhudistja kosovare Laurinë Gashi fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane për kadetë

Gashi garoi në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa në finale e mposhti Rugite Maroziate-n nga Lituania

Prishtinë

Xhudistja kosovare Laurinë Gashi ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për kadetë (U18) të mbajtur në Riga të Letonisë.

Gashi garoi në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa në finale e mposhti Rugite Maroziate-n nga Lituania.

Në gjysmëfinale xhudistja nga qyteti i Pejës ishte më e mirë se Mariia Vasiuta e Ukrainës të cilën e mposhti me “wazaari” dhe “ippon”, ndërsa në duelin e saj të parë (çerekfinale) e mposhti finlandezen Pihla-Maria Seikkula. Në xhiron e parë ajo ishte e lirë.

Laurinë Gashi është pjesë e klubit Kodokan në Pejë dhe vlerësohet si një nga talentet e reja me potencial. Xhudistja Gashi ka pasur edhe më herët suksese në gara evropiane në grupmoshën e kadeteve./Anadolu Agency (AA).

Prev Post

Krijohen skuadra të “Policisë Alpine”, në ndihmë të turistëve të bllokuar

Next Post

Në 150 vjetorin e lindjes së poetit kombëtar at Gjergj Fishta sjellim fjalimin e mbajtur në Konferencën e Paqes në Paris (1919)

post-bars

Leave a Comment