Karim Benzema, sulmuesi më i mirë i epokës së tij
Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema, të hënën fitoi çmimin e Topit të Artë për vitin 2022, duke e shtuar edhe këtë trofe në koleksionin e trofeve të tij.
Pavarësisht moshës së tij, performanca e francezit 34-vjeçar duket se po përmirësohet çdo vit që kalon.
– Fillimi i karrierës
Lojtari me origjinë algjeriane Karim Mostafa Benzema lindi në Lyon, Francë, më 19 dhjetor 1987.
Ai iu bashkua akademisë së klubit Olympique Lyon në moshën 9-vjeçare.
Në vitin 2005, në moshën 18-vjeçare, ai u promovua në ekipin e parë të Lyon-it, klub i cili në atë kohë ishte një forcë dominuese në ligën e parë franceze.
Ai fitoi katër tituj radhazi të ligës franceze midis viteve 2005 dhe 2008 me Lyon dhe u largua nga klubi pasi shënoi 66 gola dhe bëri 27 asistime në 148 ndeshje.
– Galaktikët
Klubi i tij i ri ishte një nga më të mirët në botë, respektivisht bëhej fjalë për gjigantin spanjoll Real Madrid.
Ai u bashkua klubit në verën e vitit 2009, së bashku me dy superyjet, Cristiano Ronaldo dhe Kaka, për të nisur epokën e dytë të Galaktikëve në Real Madrid.
“Galaktikët” ishte një emër që media dhe tifozët i dhanë Real Madridit gjatë epokës kur skuadra bleu disa nga lojtarët më të talentuar dhe më të famshëm në mbarë botën.
Epoka e parë, mes viteve 2000 dhe 2006, përfshiu transferime të mëdha si Luis Figo, Zinedine Zidane, David Beckham dhe Ronaldo.
Përshtatja e Benzema-s me ekipin e tij të ri nuk ishte e lehtë, por ai tregoi cilësinë e tij në skuadrën e famshme të Jose Mourinhos 2011-12, e cila fitoi titullin e La Ligës me rekord të golave të shënuar dhe pikëve të fituara.
Stili jo vetjak i lojës së Benzema-s dhe harmonia e pakrahasueshme me treshen sulmuese të Realit: Ronaldo, Di Maria, Mesut Özil, ndihmuan shumë në aftësitë tashmë të avancuara të skuadrës për të shënuar gola. Ai shënoi 32 gola dhe bëri 19 asistime në 52 ndeshje atë sezon.
– Pezullimi nga kombëtarja franceze
Karriera e Benzema-s në ekipin kombëtar mori një goditje të madhe në vitin 2015. Shoku i tij i skuadrës nga Kombëtarja e Francës, Mathieu Valbuena, u shantazhua me një regjistrim me imazhe të papërshtatshme, ndërsa një nga shantazhuesit u përfol se ishte një nga miqtë e vjetër të Benzema-s.
Karim u gjykua dhe u dënua për gjoja ndihmë për shantazh. Si rezultat, ai u pezullua nga ekipi kombëtar i Francës deri në vitin 2020 dhe nuk ishte me shokët e skuadrës kur ata fituan Kupën e Botës 2018 FIFA.
Ai më vonë pretendoi se pezullimi i tij i gjatë ishte më shumë i lidhur me prejardhjen e tij algjeriane dhe të qenit musliman.
Benzema kritikoi kryeministrin e atëhershëm francez Manuel Valls, i cili mohoi mundësinë e rikthimit të tij në kombëtare dhe akuzoi futbollistin se nuk ishte një shembull i mirë.
Pas kësaj, Benzema në Twitter shkroi: Ka 12 sezone që jam profesionist, 541 ndeshje të luajtura, 0 kartonë të kuq dhe 11 kartonë të verdhë! Dhe disa flasin për shembullin tim?
Ai u rikthye në skuadrën e Francës në vitin 2020 dhe fitoi Ligën e Kombeve të UEFA-s me kombëtaren franceze.
– Karriera e suksesshme në klub
Karriera e Benzema-s në kombëtare u pezullua përkohësisht, por karriera e tij në klub ishte një histori krejt tjetër.
Ai fitoi përvojë dhe dukej se bëhej më i mirë çdo vit që kalonte.
Ai u bë asistenti i përsosur i Ronaldo-s për disa sezone dhe dyshja e famshme ndihmoi Real Madridin të fitonte katër tituj të Ligës së Kampionëve të UEFA-s (2014, 2016, 2017, 2018) dhe dy tituj të La Ligës (2012, 2017).
Pas largimit të superyllit portugez te Juventusi në vitin 2018, Benzema u bë arma kryesore sulmuese e skuadrës së Real Madridit.
Ai shënoi më shumë se 60 gola në tre sezonet e ardhshme dhe u bë golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të UEFA-s për vitin 2022, duke shënuar 15 gola.
– Stili i lojës
Karim Benzema nuk ka qenë kurrë futbollisti më atletik dhe më së shumti ka vuajtur nga shtimi i shpejtë i peshës, me përjashtim të viteve të fundit të karrierës së tij.
Megjithatë, cilësitë e tij ishin mjaft të mira për ta bërë atë një nga sulmuesit më të mirë të epokës së tij.
Kreativiteti, shkathtësia, shpejtësia, gjindshmëria dhe loja e mirë me kokë ishin cilësitë më të dobishme të francezit.
Megjithatë, një nga tiparet e tij më të rëndësishme konsiderohet të jetë mënyra jo vetjake e të luajturit, një stil i rrallë dhe i papritur nga një lojtar i kalibrit të tij.
Trajneri portugez Jose Mourinho e përdori mirë këtë veçori të tij, duke ndërtuar një kuartet sulmues fantastik dhe skuadra fitoi kampionatin spanjoll në vitin 2012 me rekorde të shumta.
– Trashëgimia
Karim Benzema është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Real Madridit me 328 gola, pas ish-bashkëlojtarit të tij Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 450 gola.
Francezi me Real Madridin fitoi pesë herë Ligën e Kampionëve të UEFA-s në vitet 2014, 2016, 2017, 2018, 2022. Benzema gjithashtu fitoi katër tituj të La Ligës (2012, 2017, 2020, 2022), katër Kupa të Botës për Klube FIFA (2014, 2016, 2017, 2018)
Ai gjithashtu fitoi katër tituj radhazi në ligën franceze midis viteve 2005 dhe 2008 me Olympique Lyon.
Ai fitoi çmimin Topi i Artë i vitit 2022, çmimi më prestigjioz individual për një futbollist. Benzema u bë lojtari i dytë më i vjetër që fitoi çmimin, duke fituar çmimin në moshën 34-vjeçare, pas fituesit të vitit 1956, Stanley Matthews, i cili fitoi çmimin në moshën 41-vjeçare.
Benzema ka 37 gola në 97 paraqitje për Francën.
Sulmuesi veteran u emërua edhe lojtari i UEFA-s për meshkuj i vitit 2022.
– Polemikat
Karriera e Benzema-s pati edhe disa polemika ndër vite.
Në vitin 2006, Benzema u kritikua për komentet e tij në lidhje me zgjedhjen e tij se për cilën kombëtare do të luajë. Ai tha se vendi i tij i lindjes, Algjeria, është në zemrën e tij, por të luash për Francën është “më sportive”.
Gjithashtu, pezullimi për pesë vjet nga kombëtarja franceze për gjoja se ka ndihmuar në shantazh, mbetet një nga polemikat më të theksuara të karrierës së tij.
/AA