Sot dita e Topit të Artë 2022, ku do të mbahet dhe kur do të fillojë ceremonia
Të gjithë sytë do të përqëndrohen në Paris sot në mbrëmje pasi do të shpallen çmimet e Topit të Artë 2022. Këtë vit ka një modifikim në kriteret me France Football që njofton se do të merren parasysh paraqitjet e lojtarëve nga sezoni dhe jo nga viti kalendarik.
Ceremonia e 66-të e dhënies së Topit të Artë të së hënës do të ketë dhënien e shtatë çmimeve prestigjoze me lojtarët e viteve si për meshkuj ashtu edhe për femra që do të njihen së bashku me trofeun “Kopa” (për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeç) dhe trofeun “Yashin” (për portierin më të mirë).
Do të konfirmohet edhe çmimi “Muller” (sulmuesi më i mirë) së bashk me çmimin “Socrates” që shënon iniciativat më të mira sociale brenda lojës së bashku me çmimin e klubit të vitit.
Çmimet dhe ceremonia e Topit të Artë 2022 do të zhvillohet në “Theatre du Chatelet” në Paris të hënën (17 tetor) dhe do të fillojë në orën 20:30 dhe pritet të zgjasë për rreth tre orë.
Pavarësisht gjithë polemikave dhe kritikave që gjeneron çdo vit, “Topi i Artë” mbetet çmimi individual më i rëndësishëm në futbollin botëror. Gara për çmimin e vitit 2022 ka nisur prej muajsh dhe është gati të përfundojë.
“France Football”, e cila akordon çmimin më të lakmuar, ka shpallur rregulla të reja që lejojnë një ndryshim të rëndësishëm. Votat do të lidhen vetëm me sezonin dhe jo me vitin kalendarik, në të do të votojnë 100 kombet më të mira të renditjes së FIFA-s dhe paraqitjet individuale do të jenë themelore.
Për më tepër, një pikë thelbësore, Botërori i Katarit nuk do të llogaritet për “Topin e Artë” të vitit 2022, i cili do të llogaritet për edicionin e vitit 2023. Finalistët do të jenë 30, me protagonistë të dyshuarit e zakonshëm.
Përballë gjithë këtyre rregullave të reja, ja renditja eventuale e kandidatëve të mundshëm, e përditësuar me paraqitje individuale, trofe të fituar dhe kualifikime për gjysmëfinale apo finale të kompeticioneve të ndryshme.
/lajmifundit