Shenjat e mëlçisë që nuk duhen injoruar dhe ushqimet që mbrojnë shëndetin e saj
Mëlçia quhet ndryshe edhe laboratori i organizmit. Ajo ka shumë funksione, të cilat përfshijnë prodhimin e faktorëve të gjakut, proteinave, tëmthit dhe të më shumë se 100 enzimave të ndryshme. Gjithashtu ndikon edhe në metabolizmin e kolesterolit, depozitimin e glikogjenit si burim energjie, mbajtjen normale të përqendrimit të sheqerit në gjak, në rregullimin e hormoneve të ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve, duke përfshirë alkoolin.
Disa nga shenjat që tregojnë se mëlçia juaj nuk po funksionon si duhet janë:
Pamundësi për të humbur në peshë, fryrje, urinë e errët, mungesë e oreksit, kapsllëk, dhimbje koke të shpeshta, urth dhe acid refluks, lodhje kronike, djersitje e tepërt etj.
Ja ushqimet më të mira për shëndetin e mëlçise:
Hithrat: janë bimë me veti të shumta shëruese dhe përdoren për inkurajimin e organizmit në përgjithësi. Për këtë arsye, gjendet në përbërësit për çaj, për shërimin e problemeve në lukth dhe në mëlçi, ndërsa që shtohet edhe në përzierjet e çajit për pastrim pranveror dhe vjeshtor të organizmit
Majdanozi: Pjesët shëruese të kësaj bime janë rrënja, farat dhe e gjithë bima. Gjethet e majdanozit dhe rrënja janë të pasura me vajra shëruese. Studimet kanë treguar se si përbërësi miristicinë ka efekt antibakterial dhe ndikon si efekt mbrojtës në mëlçi dhe kundër kancerit. Njëkohësisht, majdanozi është i pasur edhe me antioksidues. Përbërësi apigjeninë është antioksidues i fortë dhe mbron qelizat prej dëmtimeve.
Aparagu: Kjo perime pranverore përmban sasi të madhe me kalium dhe aminoacide, e pasi përmban pak natrium shihet si një diuretik. Asparagu janë burim i mirë për nutriente që ndikojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidues. Krahas vitaminës C, përmban edhe zink dhe selen, e kjo i shndërron shpargujt e egër në pastrues të mëlçisë.
Avokado: Kur konsumojmë avokado, organizmi ynë prodhon glutation, një aminoacid që luan rol antioksidues dhe lufton radikalet e lira. Avokado është gjithashtu e pasur me vajëra vegjetale, të cilat reduktojnë kohën e qëndrimit të kolesterolit në gjak, duke rifreskuar në këtë mënyrë aparatin kardiorespirator.
/shendeti.al