Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Dëmet që i shkakton organizmit vaji i palmës

Dëmet që i shkakton organizmit vaji i palmës

Dietologia Helen Bond shpjegon nëse vaji i palmës mund të rrisë nivelin e kolesterolit dhe nëse duhet ta shmangni atë.

Vaji i palmës, si vaji i kokosit, është një nga yndyrnat bimore shumë të ngopura. Ekspertët e shëndetit na këshillojnë të kufizojmë marrjen e yndyrave të ngopura për të mbajtur nën kontroll kolesterolin. Dhe po, vaji i palmës përdoret në shumë produkte më të shitura, duke përfshirë gjalpin e kikirikut, çokollatën, ëmbëlsirat dhe produktet e pjekura, sepse është i lirë dhe shumë kollaj i gjendshëm.

Në të vërtetë, publiku nuk di saktësisht se sa e dëmshme është. Një përmbledhje shkencore nga Fondacioni Britanik i të ushqyerit raportoi se studimet kërkimore afatshkurtra janë kontradiktore. Përshembull, vaji i palmës përmban sasi të konsiderueshme të acidit yndyror të ngopur, acidit palmitik, i cili dihet se ka efekte negative në kolesterolin në gjak. Por është i pranishëm edhe acidi oleik, një acid yndyror i pangopur dhe kjo ka efekte pozitive në faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës.

Përfundimi është se, pasi shumica prej nesh hanë rreth 20 përqind më shumë se sasia maksimale e rekomanduar ditore e yndyrave të ngopura (20 g në ditë për gratë, 30 g për burrat), këshillohet të kufizoni marrjen tuaj lidhur me vajin e palmës.

Në mënyrë të detajuar, gjeni disa nga efektet që sjell për organizmin konsumi i vajit të palmës:

Yndyrna në nivele maksimale: Ushqimet e përgatitura me vaj palme sjellin shtim në peshë, problem me zemrën dhe sëmundje të tjera kronike. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit, në një ushqim ditor prej 2.000 kalorish, nuk duhen konsumuar më shumë se 44-78 gramë yndyrna në ditë. Vetëm një lugë gjelle me vaj palme përmban gati 14 gramë yndyrna dhe 120 kalori.

Yndyrna të pangopura: Vaji i palmës është plot me yndyrna të ngopura të cilat rrisin nivelin e kolesterolit dhe ndihmojnë në bllokimin e enëve të gjakut.

Kolesteroli vjen prej mënyrës së të ushqyerit dhe prodhohet edhe nga vetë trupi nëpërmjet djegies së yndyrnave të ngopura. Sa më shumë yndyrna të ngopura të konsumoni, aq më shumë organizmi do të prodhojë kolesterol.

Vaji i palmës përmban acid palmitik që është një yndyrë krejt e ngopur. Studiuesit e cilësojnë vajin e palmës si një zgjedhje shumë më e rrezikshme edhe se vetë gjalpi më yndyror.

Tension i lartë i gjakut: Përveç ndikimi në shtimin në peshë dhe rritjes së kolesterolit, vaji i palmës gjithashtu ndikon në rritjen e presionit të gjakut.

/shendeti.al

Prev Post

Zbuloni cili shtet ka shoferët më të këqinj në Europë

Next Post

Disa këshilla si të mbroheni nga rrufeja

post-bars

Leave a Comment