LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike do të ngadalësohet për vitin 2022

Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike do të ngadalësohet për vitin 2022

Banka Botërore ka ulur parashikimin e saj për rritjen ekonomike në botë për vitin 2022.

Në raportin e publikuar në faqen e saj zyrtare, Banka Botërore thotë se rritja ekonomike do të ngadalësohet, për shkak të agresionit rus në Ukrainë, duke theksuar se ekonomia ende nuk ishte “shëruar” nga pandemia e Covid-19.

Kjo mund të shkaktojë një periudhë të zgjatur, ku inflacioni do të vijojë të jetë i lartë dhe rritja ekonomike do të jetë e dobët, në atë që quhet stagflacion.

Rritja ekonomike globale pritet të bjerë nga 5,7% në 2,9% për vitin 2022.

“Lufta në Ukrainë, bllokimet në Kinë, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe rreziku i stagflacionit po godasin rritjen ekonomike. Për shumë vende, recesioni do të jetë i vështirë për t’u shmangur ”, tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

/euronews

Prev Post

Çeki, presidenti do të vendos veto ndaj ligjit për martesat mes të njëjtës gjini

Next Post

Zbuloni cili shtet ka shoferët më të këqinj në Europë

post-bars

Leave a Comment