Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike do të ngadalësohet për vitin 2022
Banka Botërore ka ulur parashikimin e saj për rritjen ekonomike në botë për vitin 2022.
Në raportin e publikuar në faqen e saj zyrtare, Banka Botërore thotë se rritja ekonomike do të ngadalësohet, për shkak të agresionit rus në Ukrainë, duke theksuar se ekonomia ende nuk ishte “shëruar” nga pandemia e Covid-19.
Kjo mund të shkaktojë një periudhë të zgjatur, ku inflacioni do të vijojë të jetë i lartë dhe rritja ekonomike do të jetë e dobët, në atë që quhet stagflacion.
Rritja ekonomike globale pritet të bjerë nga 5,7% në 2,9% për vitin 2022.
“Lufta në Ukrainë, bllokimet në Kinë, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe rreziku i stagflacionit po godasin rritjen ekonomike. Për shumë vende, recesioni do të jetë i vështirë për t’u shmangur ”, tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.
/euronews