Ismail Kadare tregon arsyen pse u kthye nga Parisi për të jetuar në Shqipëri
Shkrimtari, Ismail Kadare, ka vendosur ta lërë Parisin, ku ka jetuar dhe punuar për dekada, për t’u vendosur në Shqipëri.
I pyetur nëse i sheh sot shqiptarët më të mirë, shkrimtari përgjigjet: “Disa herë besoj se jemi, disa herë jo. Por koha do ta tregojë”.
Ai ka treguar edhe pse e ka marrë vendimin për t’u rikthyer në atdhe.
“Nuk ka qenë një zgjedhje e atypëratyshme. Ka qenë një zgjedhje e ngadaltë, e padallueshme mirë. Kështu ka qëlluar. Më është dukur se këtu do ta them më mirë atë që mund të thosha për çdo rast, për rastet e lumtura ose të dëshpëruara të jetës. Në të gjitha rastet më është dukur se do të isha i përshtatshëm në këtë formë që jam”, ka thënë Kadare në një intervistë për A2 CNN.
Gjeniu i letrave shqipe ka rrëfyer se lexon vepra nga më të ndryshme të autorëve të huaj, dhe pranon se po kaq shumë autorë kanë ndikuar në formimin e tij si shkrimtar.
“Sot Kadare lexon gjithçka që mund të lexojë një lexues, gjithkund, në çdo gjuhë, në çdo popull në çdo vend. Janë shumë, dhe është lumturi për ne që janë shumë”.