Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Arabia Saudite: Normalizimi me Izraelin varet nga zgjidhja e çështjes palestineze

Arabia Saudite: Normalizimi me Izraelin varet nga zgjidhja e çështjes palestineze

Ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan al Saud tha se “Arabia Saudite me siguri nuk do të normalizojë marrëdhëniet e saj me Izraelin nëse nuk zgjidhet çështja palestineze”

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan al Saud deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin varet nga zgjidhja e çështjes palestineze, transmeton AA.

Duke folur në panelin e mbajtur si pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Al-Saud tha se: “Arabia Saudite me siguri nuk do të normalizojë marrëdhëniet e saj me Izraelin nëse nuk zgjidhet çështja palestineze”.

“Siç duket asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim. Normalizimi nuk është rezultat, është rezultat i procesit”, tha ai.

Ai tha se në Samitin Arab në Bejrut në vitin 2002 Arabia Saudite bëri përpjekjen e parë të paqes dhe se do të ishte gati për një normalizim të plotë me Izraelin në rajon.

Ministri saudit theksoi se nuk do të shkojnë drejt normalizimit nëse nuk zgjidhet çështja palestineze. “Prioriteti aktual është përshpejtimi i përpjekjeve për paqe mes palestinezëve dhe izraelitëve dhe se kjo do të jetë në dobi të Izraelit, Palestinës dhe rajonit”, tha Al-Saud.

/aa

Prev Post

Rruga drejt vdekjes

Next Post

“Një ish-oficer i Sigurimit me origjinë nga Çamëria, më tha: Tortura e fundit që i bënë babait tuaj, ishte nxjerrja e syve dhe…”/ Historia e dhimbshme e gazetarit të zhdukur

post-bars

Leave a Comment