LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shqipëri, caktohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Shqipëri, caktohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë ka organizuar konferencën shkencore me temë “Fuqia e muzeve”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve kulturore dhe studiuesve

Në Shqipëri është shënuar Dita Ndërkombëtare e Muzeve, ndërkohë institucione të ndryshme qendrore dhe lokale kanë organizuar disa aktivitete, raporton AA.

Me rastin e kësaj dite, Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë ka organizuar konferencën shkencore me temë “Fuqia e muzeve”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve kulturore dhe studiuesve.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Dorian Koçi, gjatë fjalës në hapje të konferencës theksoi se dita e sotme është një ditë ndërgjegjësimi, sipas tij, për të parë se çfarë ndodh në muzeologjinë shqiptare.

“Do të mundohemi të sqarojmë dhe hedhim dritë më tepër në opinionin publik shqiptar për atë pjesë të rëndësishme që luajnë muzetë në komunitet, në ekonomitë sociale të vendit, duke shërbyer si ura lidhëse jo vetëm për të përfaqësuar dhe prezantuar të shkuarën, por për t’i dhënë mundësi edhe zhvillimit harmonik dhe dinamik të vendeve në zhvillim”, tha Koçi, duke iu referuar konferencës.

Ai shtoi se fusha e muzeologjisë ka një dhjetëvjeçar që ka një zhvillim të vazhdueshëm me hapjen e muzeve të rinj dhe me rivlerësimin e qendrave muzeale në qytete të ndryshme

Sipas organizatorëve, konferenca ka si qëllim të nxisë debatin mes muzeologëve dhe të shërbejë si një nga mënyrat më të mira për shkëmbimin e ideve lidhur me promovimin e muzeve, historisë që ato prezantojnë si dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Aktivitete për Dita Ndërkombëtare të Muzeve janë organizuar edhe nga institucione të tjera në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Që prej vitit 1977, më 18 maj shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve, e vendosur nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), që funksionon pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

/AA

Prev Post

Si të bëni dikë të lumtur në vetëm 2 minuta

Next Post

Stuhia godet Gjermaninë, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

post-bars

Leave a Comment