Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Çmimet e rritura mbushin arkën e shtetit, buxheti shton 35 miliardë lekë

Çmimet e rritura mbushin arkën e shtetit, buxheti shton 35 miliardë lekë

Çmimet e rritura kanë shkaktuar vështirësi në buxhetin e familjeve, por jo në arkën e shtetit. Vetëm në 4 muaj, buxheti ka mbledhur 188 miliardë lekë, ose 35 miliardë më shumë se në janar-prill 2021.

Nga tatimet dhe doganat janë mbledhur gjithsej 165 miliardë lekë. Në dogana, pjesën më të madhe e zë TVSH e importit, që është 10% më e lartë se vitin e kaluar, ndërsa renta minerare rezulton 80% më shumë se vjet.

Edhe në tatime, të ardhurat janë 26% më të mëdha se një vit më parë. Këtu del që vetëm nga TVSH, shteti ka arkëtuar një shumë dy herë më të lartë se vjet, ndërsa në vlerë paratë e të punësuarve që shkojnë për kontributet e pensioneve dhe ato shëndetësore janë më të larta.

Nga ana tjetër, qeveria dhe bashkitë nuk e kanë lëshuar dorën me shpenzimet. Në vlerë ato janë të njëjta me vitin e kaluar, por me çmimet e rritura në treg, ato janë më të pakta.

Në diferencën mes të ardhurave dhe shpenzimeve, ky vit rezulton me suficit 19 miliardë lekë.

/euronews

Prev Post

Valë e të nxehtit në Indi, temperaturat arrijnë 49 gradë

Next Post

25 maji shpallet ditë pushimi dhe pa makina

post-bars

Leave a Comment