Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Valë e të nxehtit në Indi, temperaturat arrijnë 49 gradë

Valë e të nxehtit në Indi, temperaturat arrijnë 49 gradë

Vala e të nxehtit ka përfshirë pjesën veriore të Indisë, ndërsa në kryeqytetin New Delhi janë matur 49 gradë celsius, transmeton AA.

Mediat lokale raportuan se termometrat treguan 49,2 gradë celsius në Mungeshpur, New Delhi dhe 49,1 gradë në Najafgarh.

Shërbimi meteorologjik indian njoftoi se këto janë temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në rajon.

Autoritetet paralajmëruan qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të pinë shumë ujë.

Kryeministri indian Narendra Modi u bëri thirrje shteteve dhe rajoneve nën administrimin federal të përgatisin plane veprimi për shkak të rritjes së fundit të temperaturave në vend.

Për shkak të temperaturave të larta në Indi, në shumë qytete ka pasur mungesë të ujit dhe energjisë elektrike.

/aa

Prev Post

Eklipsi i parë hënor i vitit dhuroi pamje spektakolare

Next Post

Çmimet e rritura mbushin arkën e shtetit, buxheti shton 35 miliardë lekë

post-bars

Leave a Comment