Bordi i Transparencës cakton çmimin e ri të naftës
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantet.
Nga kjo e shtunë nafta do të shitet me 237 lekë/litër, nga 243 lekë për litër që shitej deri sot.
Benzina do të shitet 227 lekë/litër, ndërsa gazi 100 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Maj 2022 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
/euronews