Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Studim, shkëmbinjtë koralorë drejt zhdukjes

Studim, shkëmbinjtë koralorë drejt zhdukjes

Sipas një raporti të ri, shumica dërrmuese e shkëmbinjve koralorë mund të zhduken brenda tre dekadave, nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme për të reduktuar emetimet.

Studiuesit në Universitetin e Leicesterit paralajmëruan se mund të jetë tashmë tepër vonë për të shpëtuar këto ekosisteme të rëndësishme që janë shtëpia e mijëra specieve.

Kjo mund të shkaktojë gjithashtu një krizë të madhe ekonomike për gjysmë miliardë njerëz që varen nga shkëmbinjtë nënujorë për punë dhe të ardhura.

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh mjedisorë kanë publikuar rekomandime për të ruajtur shkëmbinjtë koralorë të botës, pasi 90 për qind mund të zhduken në 30 vitet e ardhshme.

Studimi tregon gjithashtu se disa shkëmbinj nënujorë koralorë kanë aftësinë të rikuperojnë ose t’i rezistojnë stresit termik më shpejt se të tjerët.

Ekipi i quajtur “Vibrant Oceans” identifikoi 50 shkëmbinj nënujorë që kishin më shumë gjasa t’i mbijetonin ndryshimeve klimatike. Këto gjenden në Oqeanin Indian dhe Paqësor, Karaibe si dhe në Afrikën Lindore.

Duhet të kryhet një punë e rëndësishme në këto zona ku jetojnë shkëmbinj nënujorë rezistentë dhe që rikuperohen shpejt.

Sipas një raporti të fundit të IPÇ (Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike), koralet me potencialin më të lartë për t’i shpëtuar shkatërrimit nga pikat e temperaturës së oqeanit janë përgjatë bregdetit verior të Kubës. Vende të tjera janë rreth Bahamas, Republikës Domenikane, Guadelupe, Haiti, Xhamajka lindore dhe shteti amerikan i Floridës.

/euronews.al

Prev Post

Pse disa ushqime nuk duhen ngrohur në mikrovalë

Next Post

Fotoja e parë e rrёqebullit të ballkanit nё Parkun Kombёtar tё Prespёs

post-bars

Leave a Comment