Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shkencëtarët britanikë mund të kenë gjetur një zgjidhje për plakjen

Shkencëtarët britanikë mund të kenë gjetur një zgjidhje për plakjen

Shkencëtarët në Kembrixh kanë rinovuar qelizat e lëkurës së një gruaje 53-vjeçare me ato të një 23-vjeçareje.

Qëllimi I këtij transplanti është zhvillimi i trajtimeve për sëmundjet që lidhen me moshën si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurologjike.

Teknologjia është ndërtuar mbi teknikat e përdorura për të krijuar delen e klonuar Dolly më shumë se 25 vjet më parë.

Kreu i ekipit, Prof Wolf Reich, i Institutit Babraham në Kembrixh, i tha BBC News

se ai shpresonte që teknika mund të përdoret përfundimisht për t’i mbajtur njerëzit me shëndet të plotë ndërsa plaken.

“Ne kemi ëndërruar për këtë lloj gjëje. Shumë sëmundje përkeqësohen me kalimin e moshës dhe të mendosh për të ndihmuar njerëzit në këtë mënyrë është super emocionuese,” tha ai.

Prof Reich theksoi megjithatë se puna është në një fazë shumë të hershme. Ai tha se kishte disa çështje shkencore për të kapërcyer përpara se të mund të zhvendosej nga laboratori i tij në klinikë.

Sidoqoftë rinovimi i qelizave të lëkurës ishte një sukses dhe kjo përbën një hap kritik para në këtë çështje.

/euronews

Prev Post

Çmimet e mallrave rriten me 5.7%, inflacioni më i larti në 2 dekada

Next Post

Flamingot, spektakël në lagunën Kune Vain të Lezhës

post-bars

Leave a Comment