LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Flamingot, spektakël në lagunën Kune Vain të Lezhës

Flamingot, spektakël në lagunën Kune Vain të Lezhës

Flamingot janë rikthyer në habitatin e tyre të preferuar në lagunën e Kune Vainit të Lezhës.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila postoi një foto të flamingove që pushtojnë lagunën.

“Mirëmëngjes me një çast nga spektakli i flamingove në Kune Vain”, tha ministrja Kumbaro.

Laguna e Kune Vainit është rreth 8 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe shumë pranë atij të Shëngjinit. Në përbërje të lagunës hyjnë mjedise detare, lagunore, ligatinore, pyje, shkurre dhe livadhe, që ndërthuren hijshëm midis tyre.

Laguna dallohet për larmi të madhe të botës së gjallë me rreth 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca, ngjala. Veçanërisht e pasur është bota e shpendëve (196 lloje migratore dhe të përhershëm), e cilësuar si “ornitologjia e Mesdheut”, 23 specie gjitarësh: lepur, dhelpër, ujk, derr i egër, etj.

Tani edhe flamingot e pasuruan me sfilatën ujore. Laguna e Kune Vainit në Tale të Lezhës është zona e parë e mbrojtur në vend, e shpallur si e tillë gati 8 dekada më parë.

/bw

Prev Post

Shkencëtarët britanikë mund të kenë gjetur një zgjidhje për plakjen

Next Post

Lista e Forbes/ Kjo është gruaja më e pasur në botë për vitin 2022

post-bars

Leave a Comment