Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Pse disa ushqime nuk duhen ngrohur në mikrovalë

Pse disa ushqime nuk duhen ngrohur në mikrovalë

Këshilli Evropian i Informimit mbi Ushqimin, kohët e fundit ka zbuluar se disa ushqime mund të jenë të dëmshme për shëndetin, pasi ngrohen përsëri në mikrovalë.

Më poshtë po ju listojmë katër kategoritë e ushqimeve të cilat nuk duhet t’i ngrohni në mikrovalë.

Spinaqi dhe perimet me gjethe jeshile.

Disa zarzavate me gjethe jeshile, përmbajnë nivele të larta të nitrateve, të cilat mund të shndërrohen në nitrosamina kancerogjene kur nxehen.

Për këtë arsye, të dhënat nga Këshilli i Informimit mbi Ushqimin ku bazohet edhe për këtë artikull, janë kundër ngrohjes në mikrovalë të spinaqit, lakrës jeshile dhe perimeve të tjera të kësaj familje.

Një mundësi më e sigurt është t’i zieni ato me avull ose t’i skuqni lehtë.

Mishi i pulës dhe i shpendëve të tjera.

Shumica e pulave rrezikojnë të kenë salmonelë, prandaj duhet të gatuhen dhe të përgatiten me kujdes për të shmangur ndonjë infektim të mundshëm.

Rreziku më i madh me ngrohjen e pulës në mikrovalë është shpërndarja e pabarabartë e nxehtësisë, duke bërë që disa pjesë të proteinave të prishen më shpejt, kjo mund të shkaktojë shqetësime në stomakun tuaj.

Kërpudha

Këshilli i Informimit mbi Ushqimin shprehet se proteinat në kërpudha shkatërrohen lehtësisht nga enzimat e jashtme dhe mikroorganizmat, të cilat mund të shkaktojnë shqetësime në stomak nëse nuk ruhen siç duhet.

Sidoqoftë, nëse i mbani kërpudhat tuaja në frigorifer për 24 orë, ju tregon se mund t’i përgatisni ato në temperaturën e rekomanduar prej 70 gradë celsius.

Patatet dhe perimet

Nëse i lini patatet e gatuara jashtë, në temperaturë dhome, veçanërisht të mbështjella me letër alumini, mund të shkaktoni rritjen dhe përhapjen me shpejtësi të baktereve dhe viruseve.

Ngrohja e ushqimit në mikrovalë nuk do t’i vrasë ato dhe kjo mund të çojë në helmim nga ushqimi dhe shqetësime të përgjithshme në stomak.

/shendeti.al

Prev Post

Lista e Forbes/ Kjo është gruaja më e pasur në botë për vitin 2022

Next Post

Studim, shkëmbinjtë koralorë drejt zhdukjes

post-bars

Leave a Comment