Shqipëria e pafat ndaj Gjeorgjisë, mbyllet ndeshja 0-0
Ritëm, raste pa fund, por në fund vetëm 0-0 mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë në miqësoren e dytë të marsit. Keqardhje për tifozët, të cilët mbështetën ekipin.
Kuqezinjtë e nisën furishëm dhe krijuan menjëherë rastet e para me Manajn dhe Roshin. Për 20 minutat e para në fushë Shqipëria ishte dominuese, ndërsa më pas Gjeorgjia arriti të ekuilibronte ndeshje. Fundi i këtij fraksioni pati nga një moment të mirë për të dyja skuadrat.
E dyta nisi me një zëvendësim, Reja largoi Brojën për Cikalleshin. Dhe efektet u dhanë menjëherë, me kavajasin të freskët që krijoi pështjellim në zonën kundërshtare, po pa arritur dot të shënjestrojë portën.
Më pas në fushë u futën lojtarë të tjerë ofensivë, si Laçi dhe Vrioni, me këtë të fundit që për pak shënoi sapo kishte hyrë në fushë. Vetëm një gjuajtje nga gjeorgjianët, por Strakosha pret me siguri.
Kuqezinjtë tentuan deri në fund, por mungoi finalizimi, goditja e fundit për në portë. Të pafat të besuarit e Edy Rejas, që bënë një tjetër ndeshje të mirë, por nuk arritën të fitojnë.
/bw