LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Sot shënohen 23 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

Sot shënohen 23 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

Të enjten e 24 marsit janë bërë 23 vjet që kur NATO-ja nisi sulmet ajrore kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë për shkak të spastrimit etnik kundër shqiptarëve të Kosovës.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e pati dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se e kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor agresionin në vend të paqes”, qe shprehur Clintoni.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i Millosheviqit dhe më 11 qershor forcat e armikut filluan ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Në 23-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të veçantë të enjten. Seanca nis në orën 11:00.

Rruga Press

Prev Post

Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright

Next Post

Claude Monet e shndërroi natyrën në atelienë e tij (FOTO)

post-bars

Leave a Comment