Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kthim pas 30 viteve/ Aliyev uron nga Karabaku popullin e Azerbajxhanit për festën e Sulltan Nevruzit

Kthim pas 30 viteve/ Aliyev uron nga Karabaku popullin e Azerbajxhanit për festën e Sulltan Nevruzit

Zjarrin e Nevruzit Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev e ndezi në fshatin Sukavushan të rajonit të Karabakut, që është çliruar nga pushtimi armen.

Aliyev e ndezi zjarrin e Nevruzit me bashkëshorten e tij Mihriban Aliyeva dhe më pas iu drejtua me një fjalim popullit.

Pasi bëri të ditur se Nevruzin e festojnë për herë të dytë pas fitores historike në Karabak, Aliyev tha se janë kthyer në Karabak pasi e çliruan nga pushtimi armen duke luftuar, duke derdhur gjak dhe duke dhënë dëshmorë në vitin 2020.

Ai vuri në dukje se ata kanë filluar projekte gjithëpërfshirëse rindërtimi në tokat e çliruara nga okupimi dhe se detyra e tyre kryesore është të sigurojnë që qytetarët e zhvendosur të kthehen në atdheun e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

“Azerbajxhani është i fortë dhe i aftë për t’i realizuar të gjitha këto vepra”, tha Aliyev, ndërsa shtoi: “Ne jemi kthyer përgjithmonë në Karabak dhe në Zengezurin Lindor dhe do të jetojmë përgjithmonë në territoret tona historike”.

“Ne do t’u shtojmë bukuri të gjitha këtyre bukurive. Azerbajxhanasit do të jetojnë këtu në rehati, paqe, qetësi dhe siguri. Garantuesi i paqes dhe sigurisë janë shteti i Azerbajxhanit dhe Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit. Jam i lumtur që popullit tim të dashur i përcjell urimet e mia për Nevruzin nga Karabaku i çliruar”,- u shpreh Aliyev.

“Edhe pas kësaj do të vazhdoj të bëj më të mirën e mundshme për zhvillimin me shpejtësi të Azerbajxhanit”, tha Aliyev duke shtuar se Karabaku ka bukuri natyrore dhe historike dhe Karabaku është Azerbajxhan./TRT

Prev Post

“Esat Pashë Toptani, një nga figurat më të paskrupullta në historinë shqiptare, guxoi…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në 1935-ën

Next Post

“Rritja e çmimeve është thjesht psikologjike”/ U shfaq me pelerinën ‘e grisur’, sa kushton vetëm një nga elementët e veshjes së Ramës

post-bars

Leave a Comment