LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 ‘Asnjë vend nuk i takson ushqimet 20% as në kohë normale! Po ne, 20% TVSH dhe në krizë?!’

‘Asnjë vend nuk i takson ushqimet 20% as në kohë normale! Po ne, 20% TVSH dhe në krizë?!’

Kanë rinisur mesazhet e protestuesve me mikrofon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas një pauzë të vogël. “Do të qëndrojmë këtu, këtu” deklaroi një i ri i mbështjellë me flamur të kuq!”

Protestuesit janë në pritje që Qeveria të marrë një vendim për kërkesat e tyre, në të kundërt revolta e tyre do të vazhdojë pa afat.

Gazetari i SYRI TV, Ermal Rizai, nga bulevardi bëri të ditur se organizatorët kanë vendosur të rinisin fjalimet dhe të paraqesin kërkesat.

Ndërkohë një numër i lartë i punonjësve të Policisë së Shtetit ndërkohë qëndron midis ministrive dhe protestuesve. Nuk mungon as boti i ujit.

Çaushaj, një nga organizatorët e protestës, tha se vendimi është marrë që protesta të vazhdojë gjithë ditën dhe në të vazhdojmë të qëndrojmë.

Masat që qeveria ka marrë janë të pamjaftueshme. Ne kemi paraqitur disa kërkesa që për ne janë garanci për uljen e çmimit, garanci. Nëse ne ikim nga sheshi, çfarë ndodh më pas? Ne duam garanci, ndaj kërkojmë ulje taksash.

Ne kemi parë ditët e fundit se qeveria është përpjekur t’i përgjigjet pak retorikës sonë. Qeveria ka publikuar një nivel çmimesh të rajonit që nuk është i vërtetë.

Produktet shportës, asnjë vend i rajonit nuk i takson 20% as në kohë normale. Po ne,  20% do të vazhdojmë të paguajmë edhe në krizë?!

Rruga Press

Prev Post

Fadil Kujovska, aktori që i dha buzëqeshje skenës dhe ekranit

Next Post

“Esat Pashë Toptani, një nga figurat më të paskrupullta në historinë shqiptare, guxoi…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në 1935-ën

post-bars

Leave a Comment