Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Vizitë në Ballkanin Perëndimor, Josep Borrell sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Xhaçkën

Vizitë në Ballkanin Perëndimor, Josep Borrell sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Xhaçkën

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell ditën e sotme do të vizitojë Tiranën.

Bëhet me dije se zyrtari i BE do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama si dhe me ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Pas takimit Rama dhe Borrell do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 11: 00.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të shohë punimet restauruese që vijojnë tek mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar, rinovuar në kuadrin e ndihmës së BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.

Borrell është në një turn vizitash, ku do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinë deri më 16 mars./newsbomb.al

Prev Post

Ushqimet shkatërruese të imunitetit dhe organizmit tonë!

Next Post

Moti sot përgjithësisht i kthjellët, rriten temperaturat

post-bars

Leave a Comment